Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Vuajtjet Ju faleminderit shumë për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Pse lejon Perëndia që të vuajmë?» (22 mars 2004) Jam 14 vjeçe. Dy persona me të cilët isha shumë e lidhur​—gjyshi dhe halla​—kanë pak kohë që kanë vdekur. E dija se nuk duhet fajësuar Perëndia për vdekjen e tyre. Ai që duhet fajësuar është Satanai, dhe atij i ka mbetur shumë pak kohë. Ky artikull më ngushëlloi vërtet. Ju lutem vazhdoni të shkruani artikuj të tillë. Ju falënderoj përsëri me gjithë shpirt.

B. B., Shtetet e Bashkuara

Para pak kohësh, vajza me të cilën do të martohesha vdiq në një aksident me makinë. Ishte një tragjedi e tmerrshme​—për mua, për kongregacionin, dhe veçanërisht për prindërit e saj. E falënderoj Jehovain që më ndihmoi të mposhtja hidhërimin e thellë që po më mbyste. Ju falënderoj për artikullin «Pse lejon Perëndia që të vuajmë?» Erdhi tamam në kohën e duhur.

I. D., Gjermani

Në fillim nuk doja ta lexoja këtë artikull. Mendoja se përmbajtja do të më trishtonte. Para dy vjetësh më vdiq vëllai i madh nga një sëmundje, dhe akoma sot e kësaj dite ndihem e vrarë shpirtërisht nga humbja e tij. Por artikulli më kujtoi që Jehovai është Dhënësi i gjërave të mira. Ndjeva se plagët e mia emocionale po shëroheshin shpejt, dhe mora zemër për të vazhduar jetën në këtë botë të paqëndrueshme.

S. H., Japoni

Sheqeri Shumë veta më kanë thënë se artikulli «Sheqernat jetike» (22 mars 2004) tërthorazi i bënte reklamë një produkti shëndetësor të mirënjohur, që mendohet se kuron sëmundjet, përfshirë këtu edhe kancerin. Nuk dua të kritikoj artikullin tuaj, por jam duke kritikuar ata njerëz që e përdorin këtë artikull për përfitime financiare ose për të mbështetur idetë e tyre.

P. K., Australi

«Zgjohuni!» përgjigjet: Artikulli «Sheqernat jetike» thjesht raportonte zbulimet e biologëve lidhur me rolin e rëndësishëm të sheqerit në shëndetin e njerëzve. Në asnjë mënyrë nuk kishte qëllimin t’i bënte reklamë ndonjë produkti të veçantë. Kur trajton çështje që kanë lidhje me shëndetin, «Zgjohuni!» nuk u rekomandon lexuesve të saj ndonjë metodë të veçantë trajtimi. Është përgjegjësia e çdo të krishteri që të sigurohet se çdo lloj trajtimi që ndjek, të pasqyrojë një mendje të shëndoshë dhe të mos jetë në kundërshtim me parimet biblike.

Mostolerimi i laktozës Ka disa vjet që vuaj nga siptomat e përmendura në artikullin «Të kuptojmë mostolerimin e laktozës». (22 mars 2004) Kjo më shtyu të bëja një analizë për të parë sasinë e hidrogjenit në frymëmarrje, e cila tregoi se vuaja nga mostolerimi i laktozës. Kur i tregova mjekut artikullin, ai pranoi se ishte një artikull për të cilin ishin bërë shumë kërkime, dhe më tha t’ju falënderoja për artikullin e shkruar kaq mirë. Ai tha se nuk kishte lexuar më parë ndonjë nga numrat e revistës Zgjohuni!

A. S., Gjermani

Teprimi në të pirë Faleminderit për artikullin «Pikëpamja e Biblës: A është vërtet e gabuar ta teprojmë në të pirë?» (8 mars 2004) Tani e kuptoj se përdorimi i alkoolit ka qenë burimi i grindjeve midis meje dhe gruas, dhe se më ka harxhuar shumë para. Tani pi më pak dhe më rrallë.

XH. K., Tanzani

Fjalëkryqet Më pëlqen shumë të zgjidh fjalëkryqet e botuara në revistat Zgjohuni! Të mësojnë shumë gjëra. Në fillim, duhej ta hapja shpesh Biblën për të gjetur fjalën e duhur. Ndërsa tani, rrallë herë më duhet ta bëj këtë. E kjo sepse tani kam një program për studimin e Biblës. Ishin pikërisht fjalëkryqet që më nxitën të kisha një program të tillë studimi.

U. K., Poloni

«Zgjohuni!» përgjigjet: Në disa gjuhë, fjalëkryqi që del në «Zgjohuni!» është zëvendësuar me një pyetësor biblik të titulluar «A e dini?»