Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Moisiu Sapo lexova serinë e artikujve «Moisiu​—Njeri apo mit?» (8 prill 2004) Duhet ta pranoj se nuk prisja të gjeja kaq shumë informacion në përgjigje të pohimeve të studiuesve që thonë se Moisiu është një personazh i trilluar. Jam e sigurt se njerëzve të sinqertë do t’u forcohet mjaft besimi te Jehovai, edhe sikur të lexojnë vetëm një pjesë të kësaj serie.

Y. M., Rusi

Koha Faleminderit shumë për artikullin «Jini të përpiktë!» (8 prill 2004) Shërbimi në kongregacion, të qenët kryefamiljar dhe puna më hanë shumë kohë. Kam përfituar nga sugjerimet e dhëna në numrat e mëparshëm të kësaj reviste dhe mendoj se edhe nga ky artikull do të nxjerr përsëri dobi. Në veçanti më pëlqeu thënia: «Krijuesi kishte si qëllim që të jemi të vetëdijshëm për kohën e për rëndësinë e saj.» Ky artikull më ndihmoi që të kem pikëpamjen e duhur për këtë çështje. Ju lutem, vazhdoni të shkruani artikuj praktik, si këta.

Xh. S., Shtetet e Bashkuara

Shpesh i lë gjërat për në momentin e fundit. Edhe pse nuk fle vonë, në mëngjes ngrihem po vonë. Kam rrezikuar shumë duke i bërë gjërat gjithmonë nxitimthi. Ky artikull më nxiti ta programoj më mirë kohën.

Y. U., Japoni

Jam 18 vjeçe. Jam gjithmonë e zënë pasi shërbej në kohë të plotë dhe jam edhe në shkollë. Më duhet të gjej kohë për të predikuar, për të bërë detyrat e shtëpisë, si edhe për studimin personal. Ky artikull më ndihmoi të planifikoj më mirë kohën, që të jem e përpiktë në mbledhjet e kongregacionit, në aktivitetet e tjera, si edhe në shkollë. Nuk dua të jem më me vonesë. Shumë faleminderit.

Xh. H., Shtetet e Bashkuara

E kisha zakon të shkoja gjithnjë me vonesë në mbledhje. Jam lutur për këtë dhe jam i lumtur që Jehovai iu përgjigj lutjeve të mia. Provova sugjerimet e artikullit dhe gjërat ecën shumë mirë. Tani jam i përpiktë. Kuptova se është dashuria që e bën dikë të përpiktë.

Xh. A., Nigeri

Zakone të këqija Doja t’ju shkruaja që t’ju shprehja çmueshmërinë për artikullin «Pikëpamja e Biblës: A mund të hiqen zakonet e këqija?» (8 prill 2004) Për disa kohë kam luftuar me mbipeshën. Bija nga pesha, por pastaj shtoja prapë. Ndonëse artikulli nuk trajtonte këtë problem specifik, informacioni mund të zbatohet edhe për këtë rast. Më ndihmoi të shqyrtoja zakonet e këqija dhe të kuptoja se sa kishin ndikuar ato që të shëndoshesha përsëri. Faleminderit shumë që na kujtoni se Jehovai i di problemet me të cilat luftojmë dhe shqetësohet për ne.

M. S., Shtetet e Bashkuara

Dunat bregdetare Shumë faleminderit për artikullin «Dunat bregdetare mbresëlënëse të Polonisë». (22 mars 2004) Meqë kam vizituar dhe admiruar shpesh Parkun Kombëtar të Slovinskit, artikulli më preku shumë. Jehovai i ka përgatitur për ne të tilla mrekulli mbresëlënëse të natyrës, dhe për këtë meriton që t’i japim lavdi. Artikulli më ngrohu zemrën, pasi nëna ime ka lindur në qytetin që është vetëm pak kilometra larg këtij parku.

I. L., Gjermani

Ky artikull më ndihmoi të kuptoja se sa shumë i dëshiroj kushtet e botës së re të Perëndisë. Me sytë e mendjes, mund të vizitoj Parkun Kombëtar Slovinski dhe të gjej, siç e quan artikulli, «shërim për nervat e lodhura në gjirin e natyrës». Nën sundimin e Mbretërisë së Perëndisë, e gjithë toka do të ketë të tillë efekt qetësues për ne. Shumë faleminderit për këtë informacion të shkruar mirë.

I. G., Poloni