Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Profesorët mbetën shumë të kënaqur»

«Profesorët mbetën shumë të kënaqur»

«Profesorët mbetën shumë të kënaqur»

Kështu u shkroi botuesve të revistës Zgjohuni! një student që është në vitin e parë të Fakultetit të Mjekësisë në Tbilis, Gjeorgji. Përse i shkroi revistës Zgjohuni! ky student?

«I kam lexuar revistat tuaja që nga viti 1998. . . . Më kanë ndihmuar shumë në mësime. Artikujt janë gjithmonë të kohës dhe plot me informacion të saktë. Kohët e fundit kisha një detyrë kursi me temë «Klonimi dhe llojet e qelizave burimore». Materialin për këtë detyrë e mora nga seria e artikujve «Qelizat Burimore: A ka shkuar shkenca tepër larg?», të revistës Zgjohuni! dhjetor 2002. Profesorët mbetën shumë të kënaqur, dhe mora notën maksimale.

Më vjen mirë që botoni artikuj me tema kaq interesante, veçanërisht kur kanë të bëjnë me fushën e mjekësisë. Edhe pse as unë dhe as familja ime nuk jemi Dëshmitarë të Jehovait, i vlerësojmë shumë revistat tuaja, sepse na ndihmojnë të zgjerojmë njohuritë mbi botën përreth nesh.»

Mund të habiteni kur mësoni se Bibla përmban udhëheqje praktike që ndihmon si shëndetin fizik, ashtu edhe atë mendor. Ky fakt del në pah në broshurën tërheqëse 32-faqëshe Një libër për të gjithë njerëzit. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin dhe duke e postuar atë në adresën e treguar në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të renditura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të broshurës Një libër për të gjithë njerëzit.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.