Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë. Lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 27. Për informacion të mëtejshëm mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Sipas Pjetrit, përse Perëndia e bëri Izraelin frymor një ‘racë të zgjedhur’? (1 Pjetrit 2:9)

2. Cila ishte mrekullia e parë që bëri Jezui dhe ku e bëri këtë mrekulli? (Gjoni 2:1-11)

3. Nga çfarë e bëri Perëndia Evën? (Zanafilla 2:22)

4. Bijtë e cilit burrë të shquar në Izrael njiheshin si «njerëz të këqij»? (1 Samuelit 2:12)

5. Cila njësi matëse në lashtësi ishte e barabartë me homerin dhe me dhjetë bato? (Luka 16:7)

6. Çfarë tha Jezui se nuk interpretonin dot farisenjtë, ndonëse dinin të interpretonin pamjen e qiellit? (Mateu 16:3)

7. Në profecinë e Ezekielit, kush e sulmon popullin e Perëndisë, i cili banon i sigurt dhe ka begati? (Ezekieli 38:14-16; 39:11)

8. Përse Jezui tha se adhurimi që udhëheqësit fetarë bënin «me buzë» ishte i kotë? (Marku 7:6, 7)

9. Cili nga djemtë e Noesë u përfshi në një incident që solli mallkim mbi birin e vet, Kanaanin? (Zanafilla 9:22-25)

10. Territori i cilit fis u bë skaji më verior i tokës së Izraelit? (Gjyqtarët 20:1)

11. Si quhet vegla që përdoret për të endur pëlhurë? (Isaia 38:12)

12. Çfarë zgjodhi Davidi, kur i thanë të zgjidhte një nga tri format e ndëshkimit, ngaqë nuk i ishte bindur Perëndisë dhe kishte numëruar Izraelin? (2 Samuelit 24:12-15)

13. Cilët ishin tre librat e Biblës që shkroi prifti jude Ezdra?

14. Nga cila provincë ishte Pavli, sipas asaj që mori vesh guvernatori Feliks? (Veprat 23:34)

15. Cili shërbeu edhe si komandant i ushtrisë së Absalomit kur u rebelua kundër Davidit, edhe si komandant i ushtrisë së Davidit pasi u vra Absalomi? (2 Samuelit 17:25; 19:13)

16. Cilin zgjodhi gjeneral Joabi për t’i dhënë mbretit David lajmin se biri i tij, Absalomi, kishte vdekur? (2 Samuelit 18:21, 32)

17. Si arriti Jakobi në përfundimin se të birin, Jozefin, e kishte ngrënë një kafshë e egër? (Zanafilla 37:31-33)

18. Si quhej engjëlli që i tha Marisë se ishte zgjedhur për të lindur Jezuin? (Luka 1:26-31)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Që ‘të shpallnin kudo shkëlqesitë’ e Perëndisë

2. Ktheu ujin në verë; Kanë

3. Nga një brinjë që mori prej Adamit

4. Elit

5. Kora

6. «Shenjat e kohëve»

7 Gogu dhe ‘turma’ e tij

8. Sepse ‘zemra e tyre ishte larguar shumë’ prej tij

9. Kami

10. Danit

11. Vegjë

12. Murtajën

13. 1 Kronikave, 2 Kronikave, Ezdra

14. Kilikia

15. Amasa

16. Një etiopas, emri i të cilit nuk është treguar

17. Atij i treguan rrobën e gjatë të Jozefit, që e kishin ngjyer në gjakun e një cjapi

18. Gabriel