Një libër për të rinjtë që vlerësohet jashtë mase
Një libër për të rinjtë që vlerësohet jashtë mase
DREJTORI i Akademisë Tigoni për Vajza në qytetin e Limurut, Kenia, i shkroi zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait për t’i kërkuar disa kopje të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Ai thotë: «Siç e dini, të kesh të bësh me të rinjtë është e vështirë. Kemi dy kopje të librit tuaj, të cilat kanë qenë shumë të dobishme si për mësuesit, ashtu edhe për nxënëset. Aty ka goxha informacion që plotëson jo vetëm nevojat tona si mësues, por edhe ato të adoleshenteve.»
Pastaj ai vazhdon: «Administrata [e shkollës] do të donte ta përdorte këtë libër të dobishëm për të mësuar nxënëset. Atyre u pëlqen shumë libri. Prindërit e vajzave janë shumë dakord me përpjekjet që bëjmë për t’i ndihmuar fëmijët e tyre. Tani për tani, mendojmë se 25 kopje do të mjaftojnë.»
Libri Të rinjtë pyesin . . . shkon thellë në mendimet dhe ndjenjat e të rinjve. Ai nxit diskutime të dobishme për tema të tilla, si: «Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?», «A duhet të iki nga shtëpia?», «Si mund të bëj shokë të vërtetë?», «Cilën karrierë duhet të zgjedh?», «Marrëdhëniet seksuale para martesës» dhe «Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?»
Këta janë vetëm disa nga titujt e kapitujve. Brenda 39 kapitujve të tij, ky libër trajton shumë tema të tjera. Për të kërkuar një kopje, plotësoni kuponin shoqërues dhe postojeni në adresën që tregohet aty ose në një nga adresat e përshtatshme që tregohen në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike. Trego në cilën gjuhë.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.