ADN «pa vlerë»?
ADN «pa vlerë»?
SHUMË studiues i hyjnë studimit të biologjisë, gjenetikës dhe fushave të tjera që lidhen me këto, duke u nisur nga pikëpamja e teorisë së evolucionit. Shpesh, kjo pikëpamje i ka çuar në përfundime të gabuara. Për shembull, darvinistët e hershëm i klasifikuan disa organe, si apendicitin, gjëndrën e hipofizës dhe bajamet si rudimentare. Pra si mbeturina të evolucionit, pasi në pamje të parë dukej sikur nuk kishin më asnjë funksion. Por me kalimin e kohës, roli i rëndësishëm i këtyre organeve doli në pah. Prandaj, evolucionistëve iu desh të hiqnin dorë nga pikëpamjet e tyre të mëparshme.
Kohët e fundit, në fushën e gjenetikës ndodhi një zhvillim i ngjashëm. Studime të mëparshme kishin thënë se rreth 98 për qind e ADN-së te njerëzit dhe tek organizmat e tjerë, nuk kishte asnjë funksion. Si rezultat, shumë prej atyre që ishin ndikuar nga teoria e evolucionit, pranuan se kjo pjesë e ADN-së ishte «mbeturinë e evolucionit»—një pikëpamje që u pranua menjëherë si e pakundërshtueshme.
Mirëpo, sërish një hipotezë që bazohej te darvinizmi, doli se ishte e gabuar. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ADN-ja gjoja «pa vlerë», luan një rol jetësor në trupin e njeriut, duke prodhuar forma të veçanta të ARN-së (acidit ribonukleik) që janë të domosdoshme për jetën. Xhon S. Matiku, drejtori i Institutit të Bioshkencës Molekulare në Universitetin e Kuinslandit në Australi, mendon se pranimi i nxituar i teorisë së ADN-së «pa vlerë», është një «shembull tipik se si prirja për t’u mbajtur fort pas një opinioni shtrembëron analizimin e fakteve me paanshmëri, në këtë rast për një çerek shekulli». Ky dështim, shton ai, «mund të vazhdojë të kujtohet si një nga gabimet më të mëdha në historinë e biologjisë molekulare».
A nuk është më e mençur të pranojmë se ADN-në e ka krijuar një Projektues inteligjent? Njerëzit që kanë një pikëpamje të tillë, kuptojnë se zakonisht, me kalimin e kohës dalin në dritë arsyet pse ka disa aspekte të kryeveprës së Perëndisë që tani për tani s’i kuptojmë. Dhe në vend që t’i zhgënjejnë, zbulime të tilla i mbushin këta njerëz me një nderim edhe më të thellë.—Fjalët e urta 1:7; Predikuesi 3:11.
[Burimet e figurave në faqen 21]
ADN: Fotografia: www.comstock.com; studiuesja: Agricultural Research Service, USDA