Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

E mësoi te Zgjohuni!

E mësoi te Zgjohuni!

E mësoi te Zgjohuni!

PERLA, një vajzë 8-vjeçare në shtetin e Verakruzit, Meksikë, është në klasën e dytë. Një ditë mësuesja i pyeti nxënësit nëse ndonjëri prej tyre e dinte se sa e gjatë është një balenë. Në fillim asnjëri nuk u përgjigj. Pastaj, Perla ngriti dorën dhe tha: «Balena gri mund të jetë 14 metra e gjatë dhe mund të peshojë 16 tonë.»

E habitur, mësuesja e pyeti: «Ku e ke mësuar ti këtë?»

«Te revista Zgjohuni!,​—iu përgjigj Perla.​—Po të duash, ta tregoj edhe ty mësuese.» Zakonisht Perla i mban me vete në çantë numrat e fundit të revistës Zgjohuni! për t’ua shpërndarë të tjerëve. Rastësisht, kishte revistën e 8 shtatorit 2003 që përmbante artikullin «Një takim magjepsës me balenat gri».

Mësuesja e Perlës e mori me kënaqësi këtë revistë. Jo vetëm që e lexoi, por donte edhe ta mbante. Edhe nxënës të tjerë donin nga një kopje, kështu që Perla mori revista për nëntë prej tyre. Mësuesja e lavdëroi shumë Perlën. Ajo tani i jep mësueses revistën Zgjohuni! çdo dy javë.

Jo shumë kohë pas kësaj përvoje, Perla ndoqi një kongres krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait. Para se të nisej, mësuesja i tha Perlës se do t’i bëhej shumë qejfi nëse ajo do t’i sillte ndonjë dhuratë nga kongresi. Kështu Perla mori edhe për mësuesen një kopje të librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, që u prezantua atë verë.

Më vonë, mësuesja u tha disa nxënësve: «Perla është një shembull i mirë, sepse tregon interes jo vetëm për librat e shkollës, por studion edhe informacione të tjera të dobishme. Dhe jo vetëm kaq, por na i thotë edhe neve.»