Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Viktimë në vendin e punës U preka shumë nga seria e artikujve: «Viktimë në vendin e punës: Ç’mund të bëni?» (8 maj 2004) Personalisht kam përjetuar gjithçka që përshkruanin këta artikuj. Kam vuajtur nga diskriminimi fetar në spitalin ku punoja. Kjo më vriste emocionalisht dhe ndikonte edhe në marrëdhënien time me Perëndinë. Më ngushëllon mendimi se nuk jam i vetmi që kam pasur këtë përvojë të pakëndshme.

H. K., Porto-Riko

I kam provuar sulmet psikologjike për disa vjet me radhë dhe desh pësova krizë nervore. Do të përpiqem të bëj aq sa mundem për të zbatuar sugjerimet tuaja.

S. H., Shtetet e Bashkuara

Faleminderit për mbështetjen që na jepni neve që jemi viktima, dhe që na ndihmoni t’i afrohemi më shumë Perëndisë sonë të dhembshur, i cili është në dijeni të halleve tona.

L. U., Shtetet e Bashkuara

Në kongregacionin tonë, Dëshmitarët e Jehovait e shpërndanë këtë revistë në qendrat tregtare dhe i inkurajuan pronarët që ta ruanin në arkiv. Shumë prej tyre shprehën vlerësim për materialin.

V. S., Shtetet e Bashkuara

M’u desh të lija punën për shkak të sharjeve që më bënin. Ju lutem, vazhdoni të botoni artikuj që na tregojnë si t’i përballojmë problemet.

T. Y., Japoni

Ia ofrova mjekut tim revistën, duke i thënë: «Ndoshta një ditë do t’ju vijë një pacient që do t’ju ankohet nga stomaku për shkak të sulmeve psikologjike.» Ai më tha: «Jo ndoshta! Unë tashmë e kam një pacient të tillë!» Më premtoi se do t’i lexonte artikujt.

E. SH., Gjermani

Ngaqë nuk kam një shtëpi timen, jam e detyruar të jetoj me motrën dhe të duroj sharjet e saj. E gjithë kjo po më çmendte. Por ky numër i Zgjohuni! ishte tamam për mua! Jehovai më ngushëlloi vërtet.

S. A., Rusi

Bimët vrasëse Faleminderit për artikullin «Kujdes: Bimë vrasëse!» (8 maj 2004) Kam më shumë se 12 vjet që koleksionoj dhe kultivoj bimë mishngrënëse. Keni arritur për mrekulli ta paraqitni informacionin të saktë nga ana shkencore, por nga ana tjetër edhe shumë thjesht.

T. K., Gjermani

Jam 11 vjeç dhe mësuesja na dha si detyrë të shkruanim për një bimë, dionean. Po atë javë erdhi edhe ky artikull​—tamam në kohë.

R. S., Rusi

Më parë rritja bimë mishngrënëse dhe ky artikull më tërhoqi shumë. Megjithatë, titulli m’u duk pak i rëndë. Këto bimë mund të jenë të rrezikshme për disa insekte, por nga ana tjetër janë bimë të pastra dhe të brishta. Disa lloje madje janë në prag të zhdukjes.

H. K., Japoni

«Zgjohuni!» përgjigjet: Faleminderit për letrën tuaj. Edhe pse titulli ynë kishte si qëllim të tërhiqte vëmendjen e lexuesve, artikulli në vetvete i shtynte lexuesit t’i respektonin dhe të kujdeseshin për këto bimë.

Besimi përballë vuajtjes U kënaqa me artikullin «Besimi i një familjeje përballë vuajtjes». (8 maj 2004) Jam dhjetë vjeçe dhe kam sëmundjen Kron. Vjet, pothuajse të gjithë dimrin e kalova lart e poshtë nëpër spital, derisa më në fund më diagnostikuan sëmundjen. Ky artikull më ndihmoi vërtet që të jem më e qetë dhe në gjendje për të duruar sëmundjen. Mezi pres të jetoj në parajsë ku nuk do të kemi më probleme të tilla.

M. H., Shtetet e Bashkuara