Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pse kaq shumë fe?

Pse kaq shumë fe?

Pse kaq shumë fe?

Një grua i shkroi zyrës së degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Guatemalë dhe përshkroi bisedën që kishte bërë me një Dëshmitar në autobus. «Folëm pse ekzistojnë kaq shumë fe»,​—shpjegonte gruaja. Ajo vazhdonte se pastaj Dëshmitari mori një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? dhe e hapi tek tema «Si mund ta gjesh fenë e vërtetë?» «Ky argument më bëri shumë përshtypje,​—shkruante gruaja.​—Vetëm atëherë e kuptova se duhet të ketë vetëm një fe të vërtetë.»

Kjo grua u prek shumë kur lexoi të gjithë broshurën. Ajo shpjegonte në letër: «Po ju shkruaj për t’ju kërkuar nëse mund të më ndihmoni të filloj një kurs biblik me këtë broshurë, sepse jam e sigurt se ajo çfarë është shkruar këtu është e vërteta.»

Broshura 32-faqëshe Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? ka përmasat e kësaj reviste. Përveç temës së përmendur më sipër, broshura u përgjigjet pyetjeve të tilla, si:

▪ Kush është Perëndia?

▪ Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën?

▪ Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

▪ Si mund të keni një jetë të lumtur familjare?

Edhe ju mund të nxirrni shumë dobi nga leximi i broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? Mund të kërkoni një kopje, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme që tregohen në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.