A është kudo Perëndia?
Pikëpamja e Biblës
A është kudo Perëndia?
PERËNDIA me të drejtë përshkruhet si i plotfuqishëm dhe që di gjithçka. Megjithatë, kur përpiqen për të përshkruar më tej madhështinë e Perëndisë, disa njerëz thonë gjithashtu, se Ai është i pranishëm kudo njëkohësisht.
Dy përshkrimet e para mbështeten qartësisht nga mësimet biblike. (Zanafilla 17:1; Hebrenjve 4:13; Zbulesa 11:17) Pa dyshim Perëndia është i plotfuqishëm dhe ka njohuri për gjithçka në kuptimin që asgjë nuk mund t’i fshihet atij. Por, a është Perëndia kudo njëkohësisht, apo është një person që ka një vend specifik banimi?
Ku rri Perëndia?
Në vargje të ndryshme të Biblës, «qielli» përmendet si «vendbanimi» i Perëndisë ose ‘vendi i tij i banesës’. (1 Mbretërve 8:39, 43, 49; 2 Kronikave 6:33, 39) Megjithatë, një tregim biblik e përshkruan madhështinë e Perëndisë Jehova në këtë mënyrë: «Por a është në fakt e vërtetë që Perëndia banon me njerëzit në tokë? Ja, qiejtë dhe qiejtë e qiejve nuk mund të të nxënë.»—2 Kronikave 6:18.
«Perëndia është frymë»,—thotë Bibla. (Gjoni 4:24) Për këtë arsye, ai banon në një mbretëri frymore të pavarur nga bota fizike. Kur Bibla i referohet ‘qiellit’ si vendbanimi i Perëndisë, i referohet vendit të lartësuar ku ai banon, në kontrast me mjedisin fizik ku banojmë ne. Bibla mëson se banesa e Perëndisë është shumë e ndryshme nga bota fizike, por në të njëjtën kohë është edhe një vend mjaft specifik.—Jobi 2:1-2.
Perëndia është një person
Jezui foli për vendbanimin e Jehovait kur u tha dishepujve: «Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa. . . . Po shkoj t’ju përgatis një vend.» (Gjoni 14:2) Ku shkoi Jezui? Në fakt, ai «hyri . . . në vetë qiellin, që të paraqitet tani për ne përpara personit të Perëndisë». (Hebrenjve 9:24) Ky tregim na mëson dy fakte të rëndësishme për Perëndinë Jehova. E para, ai ka një vend të mirëfilltë banimi dhe e dyta është një person, nuk është një forcë e papërcaktuar që banon kudo.
Mateu 6:9; 12:50) Mësimi i tij ishte në harmoni me mënyrën se si ishte udhëzuar populli i Perëndisë të lutej për më shumë se 1.500 vjet. Shkrimet më të lashta të frymëzuara nga Perëndia, përmbajnë lutjen vijuese: «Kthe ndaj nesh vështrimin tënd nga banesa jote e shenjtë, nga qielli dhe beko popullin tënd.»—Ligji i përtërirë 26:15.
Ja përse Jezui i mësoi ithtarët e tij të luteshin në këtë mënyrë: «Ati ynë që je në qiej», duke ia drejtuar lutjet e tyre një personi, Jehovait, i cili ndodhet në një vend, pra në qiejtë frymorë. (Fryma e shenjtë e Perëndisë është kudo
Bibla gjithmonë tregon për Perëndinë se ka një vendbanim specifik. Por, shpesh ajo flet për frymën e tij të shenjtë që është kudo njëkohësisht. «Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate, ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?»—pyeti psalmisti David. (Psalmi 139:7) Disa ngatërrohen nga këto fjalë dhe mund të nxjerrin përfundimin se Perëndia është kudo. Megjithatë, kur marrim në shqyrtim kontekstin e këtij shkrimi dhe shkrime të tjera, bëhet e qartë se fryma e shenjtë e Jehovait—ose forca në veprim—mund të shkojë nga vendi i tij i qëndrueshëm në çdo cep të gjithësisë.
Ashtu si dora e një babai që zgjatet për të ngushëlluar dhe për të mbështetur fëmijët e tij, dora e Jehovait—ose fryma e tij e shenjtë—mund të arrijë në çdo cep të mbretërisë frymore ose të botës fizike, për të përmbushur qëllimin e Tij. Ja përse psalmisti mundi të thoshte: «Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit, edhe aty dora jote do të më udhëheqë dhe dora jote e djathtë do të më kapë.»—Psalmi 139:9, 10.
Ju mund të jeni miqtë e Perëndisë
Perëndia Jehova me përulësi dhe dashuri bën të mundur që ai vetë dhe banesa e tij, të përshkruhen me ato terma njerëzorë që tregojnë sa më mirë se çfarë personi është ai. Kështu në mënyrë figurative thuhet për të sikur «ulet për të parë gjërat që ndodhen në qiejtë dhe mbi tokë». (Psalmi 113:6) Sidoqoftë, ne njerëzit nuk mund të arrijmë ta kuptojmë plotësisht natyrën e Perëndisë.
Jehovai është shumë i madhërishëm, shumë i madh dhe shumë i mrekullueshëm që të mund të përshkruhet plotësisht me terma njerëzorë. Pra, edhe pse Shkrimet flasin për banesën e tij qiellore si një vend specifik, për njerëzit është krejtësisht e pamundur që të perceptojnë plotësisht përmasa të tilla që i përkasin botës frymore.—Psalmi 139:6.
Megjithatë, ngushëllohemi që kemi sadopak njohuri për natyrën e vërtetë të Jehovait, duke kuptuar se ai nuk është një forcë e papërcaktuar, e largët që depërton kudo në univers. Përkundrazi, ai është një person real, që ka një vend specifik banimi dhe një personalitet të përcaktuar që karakterizohet nga dashuria dhe nga përzemërsia e butë. Kjo dijeni, hap dyert për mundësinë më të madhe që është në dispozicion për çdo njeri: të jesh mik përgjithmonë, me Sovranin e Plotfuqishëm të universit.—Jakovi 4:8.