Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Fëmijë me fytyrë të dëmtuar Më preku shumë përvoja e Majlinës. («Një fytyrë e re për Majlinën» 22 maj 2004) U inkurajova kur lexova se si kjo vajzë 11-vjeçare lufton me një sëmundje të tmerrshme e megjithatë, u flet edhe të tjerëve për shpresën e saj që bazohet në Bibël.

M. B., Itali

Pikëpamja optimiste e Majlinës dhe e familjes së saj më inkurajuan shumë. Në botën e sotme, media i jep rëndësi më tepër se ç’duhet pamjes së jashtme. Kjo mund ta demoralizojë njeriun. Do të doja që Majlina të dinte se e shoh fare qartë bukurinë e saj të vërtetë. Shpresoj të kem mundësinë të gëzoj bashkë me të kur Jehovai t’i japë një fytyrë të re në botën e re që do të sjellë. Besimi i saj më bëri më të fortë.

M. S., Shtetet e Bashkuara

Së shpejti do të operohem dhe do të heq njërin gji. Kur pamja e jashtme dëmtohet për shkak të ndonjë sëmundjeje, duhet forcë dhe guxim për të mos e lëshuar veten. Guximi dhe optimizmi i Majlinës më dhanë forcë. Majlinës i them: «Të uroj gjithë të mirat! Mendoj se ti je e bukur!»

G. R., Francë

Linda me një defekt fizik të njohur si buzëlepuri. Fëmijët në shkollë më shihnin të çuditur. Disa madje më pështynin. Besoj se ajo që më ndihmoi të merrja forcë dhe të kisha besim te vetja, ishin gjërat që më mësoi nëna nga Bibla. Edhe sot që jam 31 vjeç, ende ndihem keq për pamjen time. Prandaj u preka shumë kur lexova përvojën e Majlinës. E di se me ndihmën e Jehovait mund të mposhtim çdo vështirësi që do të hasim.

T. S., Japoni

Majlina më bindi se nuk është pamja fizike ajo që të sjell lumturi dhe kënaqësi. Këto gjëra vijnë vetëm kur i shërbejmë Perëndisë tonë, dhe e duam atë. Shembulli i Majlinës është një burim frymëzimi për mua.

A. T., Filipine

Keqtrajtimet në periudhën e njohjes U jam mirënjohëse për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Pse ai më trajton kaq keq?» (22 maj 2004) Djali me të cilin po njihesha më keqtrajtonte. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai më thoshte se e kisha unë fajin. U rrita në një familje ku kishte dhunë dhe keqtrajtim me fjalë, prandaj sjellja e tij më dukej normale. Tani jam e lumtur që i dhashë fund një lidhjeje të tillë; ai provoi se nuk ishte i përshtatshëm si bashkëshort.

Emri anonim, Belize

Kur lexova artikullin, m’u duk sikur po flisja unë. Para dhe gjatë martesës, kam kaluar ato rrethana që përshkruanit ju. Dhuna psikologjike që pësova më shkatërroi respektin për veten. Shpresoj që ky artikull të nxitë shumë veta për të analizuar marrëdhënien e tyre, ndërkohë që po njihen. Sa e mençur është që çiftet ta njohin njëri-tjetrin para martesës, në mënyrë që t’i shmangin probleme të tilla.

M. M., Gjermani

Fara udhëtuese Faleminderit për artikullin «Një farë që rreh detet». (22 maj, 2004) Vite më parë, gjeta një nga këto fara në një plazh afër shtëpisë, por nuk e dija që ishte një farë. Kur lexova artikullin, u mahnita kur mësova se kisha gjetur një farë që mund të kishte ardhur nga Afrika Qendrore ose Perëndimore. Faleminderit shumë që botoni artikuj kaq interesantë!

M. K., Japoni