‘Një revistë që ka përkrahjen e Perëndisë’
‘Një revistë që ka përkrahjen e Perëndisë’
NJË burrë, që po studion Biblën me Dëshmitarët e Jehovait në Nigeri, ndoqi një seminar të organizuar nga Komiteti Ndërafrikan për Gratë dhe Fëmijët. Ai mori me vete dy revista Zgjohuni! të kohëve të fundit.
Ditën e parë të seminarit vuri re se oratori po përdorte informacione nga njëra prej këtyre revistave. Revista kishte serinë e artikujve «Jeta ia vlen të jetohet». (22 tetor 2001, anglisht) Prandaj, nxori shpejt revistën e vet dhe filloi ta ndiqte leksionin duke lexuar aty.
Në fund të ditës, një avokat që do të jepte leksion të nesërmen, pa kopertinën e revistës tjetër Zgjohuni! që kishte me vete studenti i Biblës. Në kopertinë ishte titulli «Ndihmë për gratë e keqtrajtuara». Avokati ia mori hua revistën. Gjatë natës ai e la skemën që kishte përgatitur dhe hartoi një leksion të ri, të bazuar në artikujt e revistës Zgjohuni!. Të nesërmen, ndërkohë që ky avokat po trajtonte pjesën, një grua e ulur në të njëjtën radhë me studentin e Biblës nxori po këtë numër të Zgjohuni!, dhe filloi ta ndiqte pjesën me revistë.
Edhe vetë studenti i Biblës mundi të jepte një ndihmesë të dobishme gjatë diskutimeve në seminar, ngaqë i kishte lexuar artikujt e Zgjohuni! Ai tha: «S’kam pikë dyshimi, që kjo revistë ka përkrahjen e Perëndisë.»
A do t’ju pëlqente t’ua sillnin rregullisht revistën Zgjohuni! në shtëpi? Përse të mos i kërkoni ndonjë Dëshmitari të Jehovait që t’ju ndihmojë për këtë?