Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 19. Për informacion të mëtejshëm, mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Drejt cilit qytet po vozitnin dishepujt e Jezuit, kur e panë atë të ecte mbi det? (Marku 6:45-49)

2. Si e quajti Jezui Simonin, birin e Gjonit? (Gjoni 1:42)

3. Si duhet të jetë ai që dëshiron të jetë i pari mes vëllezërve të tij? (Marku 10:44)

4. Cilin qytet kaldeas duhet të linte Abrami sipas urdhrit të Jehovait? (Zanafilla 11:31; 12:1)

5. Pse ligji që Perëndia i dha Izraelit i dënonte ata që interpretonin shenjat [kërkonin oguret, BR]? (Ligji i përtërirë 18:10-13)

6. Çfarë bekimesh tha Jezui se do të merrnin të krishterët që ftonin në gostitë e tyre të varfrit, sakatët, të çalët dhe të verbrit? (Luka 14:13, 14)

7. Kur dikush vdes, çfarë vdes bashkë me të? (Predikuesi 9:6)

8. Si ndryshon mënyra si e llogarit kohën Jehovai nga mënyra si e llogaritim ne? (2 Pjetrit 3:8)

9. Çfarë shpresojnë të fitojnë të krishterët duke stërvitur aftësitë e tyre perceptuese? (Hebrenjve 5:14)

10. Pse e rrahu Balaami gomaricën e vet? (Numrat 22:22-25)

11. Si quhej veshja ngjashëm përparëses që vishte kryeprifti mbi mantelin ngjyrë vjollcë [blu, BR]? (Eksodi 28:4, 31)

12. Cili ishte qyteti i dytë që Izraelitët mundën gjatë pushtimit të Kanaanit? (Jozueut 8:18, 19)

13. Siç tha Jezui, te cila nga të gjitha vejushat e asaj kohe u dërgua Elija? (Luka 4:26)

14. Si mësoi Jezui të sillemi me ata që na urrejnë? (Mateu 5:44)

15. Çfarë i thuri nëna Solomonit ditën e dasmës së tij? (Kantiku i kantikëve 3:11)

16. Sipas fjalëve të Solomonit, pse disa herë të shpejtët nuk e fitojnë garën? (Predikuesi 9:11)

17. Si quheshin dy djemtë e Jozefit, prej të cilëve rrodhën dy fise të Izraelit? (Zanafilla 41:50-52)

18. Sa vjet kishte jetuar si banor i huaj Jakobi, sipas përgjigjes që i dha faraonit? (Zanafilla 47:7-9)

19. Çfarë bëri Jezui me dishepujt e tij natën para se të vdiste? (Luka 22:20)

20. Si quhej i paralizuari që shëroi Pjetri, i cili prej tetë vjetësh lëngonte në vig? (Veprat 9:33, 34)

21. Kush është quajtur «nëna e tërë të gjallëve»? (Zanafilla 3:20)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Bethsaidës

2. Kefa

3. Skllavi i tyre

4. Urin

5. Sepse është një formë falli dhe është e neveritshme për Jehovain

6. Do të ishin të lumtur dhe do të shpërbleheshin nga Perëndia, meqë nuk mund të prisnin asgjë në këmbim

7. Dashuria, urrejtja dhe smira e tij

8. Për Jehovain një mijë vjet janë si një ditë

9. Pjekurinë, aftësinë për të shquar të drejtën nga e gabuara

10. Sepse kur pa engjëllin e Perëndisë që rrinte në rrugë, gomarica u përpoq të ndryshonte rrugën që të hynte në arë

11. Efod

12. Ai

13. Te vejusha «në Zarefat në vendin e Sidonit»

14. ‘T’i duam armiqtë tanë’

15. Një kurorë

16. Për shkak të «kohës dhe rastësisë»

17. Manas (Manase, BR) dhe Efraim

18. 130 vjet

19. Hëngrën darkë

20. Enea

21. Eva