«A mund të riedukohen të burgosurit?»
«A mund të riedukohen të burgosurit?»
Kjo ishte pyetja që ishte vendosur në kapakun e revistës «Zgjohuni!» të majit 2001. Shumë lexues shprehën vlerësim për këtë seri artikujsh, që përfshinte një raport për programin e arsimimit biblik që Dëshmitarët e Jehovait po kryejnë në burgun federal të Atlantës, Xhorxhia, SHBA. Më poshtë janë disa fragmente nga letrat e shumta të dërguara.
▪ «Kam qenë në burg këto tetë vitet e fundit, dhe kam parë sa e suksesshme është vepra e arsimimit biblik që kryejnë Dëshmitarët e Jehovait nëpër burgje. Kur isha në burgun e Atlantës, pata kënaqësinë të punoja me pesë prej atyre që ju përmendnit në artikull. Isha shumë mirënjohës për dashurinë dhe mbështetjen e tyre. I falënderoj ata Dëshmitarë që kanë cilësi të tilla, të cilët u shfaqin dashuri atyre që kanë bërë një gabim në jetë, por që po përpiqen të kthejnë rrugë dhe të bëhen njerëz për së mbari.»—R. XH.
▪ «Tani për tani jam në një qendër rehabilitimi dhe vëllezërit Dëshmitarë të Jehovait që banojnë në këtë zonë, filluan një program të mrekullueshëm arsimimi këtu. Si rezultat, një i burgosur u pagëzua, dhe unë tani jam pranuar përsëri si Dëshmitar i Jehovait, pasi kam qenë i përjashtuar. Shumë të burgosur të tjerë po studiojnë Biblën. Më ngrohet zemra kur mendoj se jemi pjesë e një vepre globale arsimimi. Sa gjë e mrekullueshme është t’i shërbesh Jehovait, pavarësisht ku jemi!»—XH. M.
▪ «Në vitin 1970, më dënuan me 14 vjet heqje lirie për një krim të cilin nuk e kisha kryer. Në burg, nisa të studioja Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Më bëri shumë përshtypje ndershmëria dhe kujdesi që tregonin. Pasi u lirova, vazhdova studimin dhe jo shumë kohë më pas u pagëzova. Ndonjëherë acarohem dhe inatosem akoma kur kujtoj padrejtësinë që m’u bë. Por i përsëris vetes se edhe pak dhe Jehovai do t’u jap fund të gjitha padrejtësive dhe vuajtjeve. Të burgosurit mund të riedukohen nëse i zbatojnë udhëzimet e Biblës. Gjithashtu, mund të jenë mirënjohës për përpjekjet e vëllezërve të palodhur Dëshmitarë, të cilët harxhojnë kohën e tyre për t’i ndihmuar. Unë për vete jam shumë mirënjohës.»—R. SH.
▪ «Kur hyra në burg tashmë pija duhanin, drogohesha, kisha një të folur të pistë dhe s’kisha pikë respekti për autoritetin. Gjithashtu bëja pjesë në një grup gangsterësh. Dhe për t’u vënë kapak të gjithave, isha një i përjashtuar nga kongregacioni i krishterë. Tani jam ripranuar dhe po bëj përparim. Falë së vërtetës, e ndiej se ndonëse në burg, jam i lirë!»—I. XH.