Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A duhet përdorur emri i Perëndisë?

A duhet përdorur emri i Perëndisë?

A duhet përdorur emri i Perëndisë?

NË VITIN 1902, gazeta The Presbyterian and Reformed Review, lajmëroi për botimin e versionit të Biblës American Standard 1901, një rishikim i King James Version, përkthim i shekullit të 17-të. Në artikullin e saj, gazeta trajtonte pyetjen nëse ishte e përshtatshme të përdorej vazhdimisht në Biblën anglisht emri i Perëndisë, pra Jehova.

«Ne nuk arrijmë ta kuptojmë se si mund të ketë ndonjë mospërputhje në lidhje me këtë: nëse është korrekte për t’u përdorur apo jo. Ky është emri personal i Perëndisë, me këtë emër ai zgjodhi të njihej nga populli i Tij. Prandaj dëmi i shkaktuar duke e zëvendësuar atë me një titull përshkrues, na duket shumë i madh. Sigurisht që ka debate lidhur me shqiptimin e saktë të emrit, dhe asnjë s’beson se ‘Jehova’ është forma e saktë. Por, për lexuesin anglez, ky emër ka vlerën e formës së saktë; dhe do të ishte veçse pedantizëm ta zëvendësonim emrin Jehova me Jahve ose me ndonjë formë tjetër që tani përdoret pak a shumë në mënyrë të pasaktë nga shkrimtarët skolastikë. Ne mendojmë se për lexuesin anglez të Besëlidhjes së Vjetër, do të jetë një avantazh që për herë të parë, në një version gjerësisht të pranuar që përdor hapur emrin ‘Jehova’, të mësojë se çfarë ka bërë dhe çfarë ka qenë ‘Jehovai’ për popullin e Tij.»

Shumë përkthime të tjera të Biblës në anglisht, përdorin emrin «Jehova» ose ndonjë formë të emrit të Perëndisë. Emri personal i Perëndisë gjendet edhe në shumë përkthime të tjera të Biblës që nuk janë në anglisht, disa prej të cilave mund t’i shihni në këtë faqe. Perëndia i tha Moisiut lidhur me emrin e tij, Jehova: «Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë.» Patjetër, nuk ka asnjë dyshim që është e përshtatshme ta përdorim sot emrin e Perëndisë!​—Eksodi 3: 13-15.

[Figurat në faqen 31]

Psalmi 83:18 në gjuhë të ndryshme

Tsonga

Shona

Vietnameze

Spanjolle

Hindi

Tagaloge

Angleze