Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Doja të mësoja më shumë për fenë time»

«Doja të mësoja më shumë për fenë time»

«Doja të mësoja më shumë për fenë time»

PËR një detyrë shtëpie në lëndën e historisë, Siara 12-vjeçare nga Florida, SHBA, zgjodhi një temë që ngjall interes, persekutimin e Dëshmitarëve të Jehovait në Gjermaninë naziste. «Zgjodha këtë temë, sepse doja të mësoja më shumë për fenë time,​—thotë ajo.​—Shpresoja të mësoja tamam çfarë kishin hequr Dëshmitarët e Jehovait gjatë Holokaustit.»

Pasi bëri mjaft kërkime, Siara përgatiti një piramidë prej druri të lyer me ngjyrë vjollcë, e cila përfaqësonte trekëndëshin ngjyrë vjollcë, që vendosej në uniformat e Dëshmitarëve të Jehovait si shenjë identifikuese në kampet e përqendrimit. Në çdo anë të piramidës, ajo ngjiti disa fotografi bashkë me shpjegimet përkatëse. Midis tyre ishte edhe letra shumë prekëse, por besimforcuese e Volfgang Kuserovit, një prej Dëshmitarëve të Jehovait, që e shkroi pak përpara se të ekzekutohej.​—Shih Kullën e Rojës të 1 shtatorit 1985, faqja 14 (anglisht).

Siara shpjegoi qartë se ndryshe nga të burgosurit e tjerë, Dëshmitarët mund të zgjidhnin: nëse firmosnin një dokument ku deklaronin se mohonin besimin e tyre, do të liroheshin. Fakti që pjesa më e madhe nuk firmosi, është një dëshmi e besnikërisë së tyre.

Siara thotë se nxori shumë dobi që zgjodhi këtë temë për detyrën e caktuar. Sigurisht që e ndihmoi të mësonte më shumë për fenë e saj. «Pavarësisht se në atë kohë Dëshmitarët ishin një grup i vogël në Gjermani,​—thotë ajo,​—ata kishin besim të fortë, i cili i ndihmoi të përballonin përndjekjen që hasën.»

Nëse je një i ri Dëshmitar i Jehovait që shkon në shkollë, a ke rast që edhe ti të flasësh për historinë e fesë tënde?