Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një top kripë

Një top kripë

Një top kripë

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ZAMBIE

Çfarë ju vjen ndër mend kur mendoni për kripën? Mbase mendoni për kripën e gurit, kripën e detit ose për kripën e imët që përdorim në tavolinë. Por, a keni dëgjuar ndonjëherë për kripën çibva, që nxirret në krahinën e Mpikës, në Provincën Veriore të Zambies? Ajo çka e bën unike këtë lloj kripe, është se ajo nxirret nga bari.

Fshatarët që jetojnë afër kënetës së Çibvës, e nxjerrin kripën në një mënyrë të veçantë: nga bari i gjatë që rritet buzë lumit Luitikila. Ata e mbledhin barin nga muaji gusht deri në tetor, para se të nisë stina e shirave. Sapo shirat fillojnë, bari nuk prodhon më kripë.

Pasi bari pritet dhe thahet, digjet me qëllim që të hiqen elementet organike. Por kripa nuk digjet. Ajo mbetet në hirin e zjarrit. Pastaj hiri hidhet në një enë, për shembull në një kungullujës, dhe pak nga pak i hidhet ujë që depërton nëpër hi. Uji tret kripën dhe e merr me vete ndërsa del nëpër vrimat e vogla që janë hapur në fund të kungullujësit. Ky ujë i kripur grumbullohet për fazën tjetër​—avullimin.

Më pas uji avullohet duke u vënë në zjarr, një proces që mund të zgjatë gati gjashtë orë. Për ta bërë këtë, në fillim një pjesë e ujit të kripur derdhet në një poç të madh prej balte dhe ziet. Shtohet pak nga pak uji me kripë ndërkohë që uji avullon, dhe nga ky proces del një tretësirë e trashë kripe që mbush dalëngadalë enën. Tani poçi vepron si një kallëp allçie. Kur hiqet nga zjarri dhe thyhet, del një top me kripë.

Fshatarët kanë prodhuar kripën çibva brez pas brezi. Askush s’e di kush e ka shpikur këtë metodë. Megjithatë, është i mrekullueshëm fakti se e njëjta bazë shkencore që fshihet pas procesit modern të nxjerrjes së kripës, është gjetur edhe në këtë pjesë të largët të Zambies, që është kaq e ndryshme nga pjesa tjetër e vendit.

[Figura në faqen 19]

Kungullujësi që filtron ujin

[Figura në faqen 19]

Kripa e saponxjerrë

[Figura në faqen 19]

Poç balte