Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shtëpi e re për një harabel të plagosur

Shtëpi e re për një harabel të plagosur

Shtëpi e re për një harabel të plagosur

«PSE pak gjëra kemi për të bërë?» Ky ishte reagimi im i parë kur ime shoqe solli në shtëpi një harabel të vockël që kishte rënë nga foleja. Kur e pashë nga afër që po dridhej, më theri në zemër. Për një çast, pyeta veten se si ia bënte kjo krijesë kaq e brishtë të mbijetonte. *

Në fillim, na duhej ta nxitnim mysafirin tonë të hante pak pure. Kurse të nesërmen, harabeli i vockël «qante» pa pushim që ta ushqenim. Cicërimat e tij dëgjoheshin deri jashtë te shkallët, ndonëse dyert e apartamentit ishin dyshe.

Nga puplat dallohej që harabeli ynë ishte femër. Me kalimin e kohës, ai u forcua dhe mund të fluturonte. Por, sado që u munduam ta bënim të fluturonte i lirë nga dritarja, nuk ia dolëm dot. «Ku i dihet, ndoshta nuk ka guxim të largohet nga shtëpia»,​—menduam ne. Kështu që blemë një kafaz dhe e adoptuam harabelin tonë të vogël. E quajtëm «Spatsi», një formë zvogëluese e fjalës gjermane «harabel».

Një ditë përgatitëm pak oriz, që ishte ushqimi i tij i preferuar. Por ngaqë ishte ende i nxehtë, gruaja e la mënjanë të ftohej dhe ndërkohë i hodhi ca fara për të ngrënë. Çfarë bëri zogu ynë i vogël? Përkuli kokën dhe pastaj me sqep i shtyu farat në cep të tavolinës. Të habitur, u pamë me gruan në sy dhe qeshëm. Shpejt e shpejt, i vumë Spatsit përpara pak oriz që ishte ftohur. Tani dukej shumë i kënaqur.

Duke u kujdesur për këtë zog të vogël të bukur, m’u kujtuan fjalët që u tha Jezui dishepujve të tij: «A nuk shiten dy harabela për një monedhë me vlerë të vogël? E megjithatë, asnjë prej tyre nuk do të bjerë përtokë pa dijeninë e Atit tuaj.» Pastaj u tha përsëri: «Mos kini frikë: Ju vleni më tepër se shumë harabela.»​—Mateu 10:29-31.

Sa shumë ngushëllohemi kur dimë se Jehovai i sheh vuajtjet dhe nuk e harron qëndrueshmërinë tonë! (Isaia 63:9; Hebrenjve 6:10) Po, dhembshuria që provuam për një zogth, është vetëm një tregues i vogël i dashurisë që Perëndia Jehova ka për ata që i shërbejnë atij.​—Nga një bashkëpunëtor.

[Shënimi]

^ par. 2 Në disa raste, të kujdesesh për një zog të sëmurë ose të plagosur, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin ose mund të jetë një shkelje e urdhëresave të pushtetit vendor.