Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të rinjtë në kërkim të përgjigjeve

Të rinjtë në kërkim të përgjigjeve

Të rinjtë në kërkim të përgjigjeve

Në vitin 2002, në Toronto të Kanadasë u organizua për të 17-n herë, Dita Botërore e Të Rinjve Katolikë. Qindra mijë njerëz erdhën nga e gjithë bota. Ndonëse Dëshmitarët e Jehovait nuk ishin pjesëmarrës në këtë rast, ata mendonin se do të vinin shumë të rinj në qytet. Çfarë bënë ata? Me të njëjtën frymë si të krishterët e shekullit të parë, ata e shfrytëzuan këtë rast për t’u folur këtyre të rinjve rreth Shkrimeve të Shenjta.​—Veprat 16:12, 13.

Dëshmitarët i përgëzuan këta të rinj për interesimin që shfaqnin për gjërat fetare. Kjo çoi në shumë biseda miqësore që bazoheshin te Shkrimet. Kur një e re u pyet nga një Dëshmitare nëse Dita Botërore e Të Rinjve Katolikë ishte siç ajo e kishte menduar, ajo u përgjigj: «Si të them, deri tani ka pasur vetëm muzikë dhe kërcime, por asgjë nuk ma ka forcuar besimin.»

Atëherë Dëshmitarja i dha broshurën që titullohet Një libër për të gjithë njerëzit. Më pas i shpjegoi se aty jepeshin përgjigjet e shumë pyetjeve që njerëzit bëjnë rreth Biblës, si për shembull: «A është vërtet ajo Fjala e Perëndisë?» dhe «Si e dimë se ajo nuk ka ndryshuar që nga koha kur u shkrua?»

Vajza u përgjigj: «Pikërisht edhe unë këto pyetje i bëj vetes. Kam nevojë të marr përgjigje. Dua ta lexoj pa humbur kohë këtë broshurë. Pse jo, ndoshta nga i gjithë ky udhëtim, kjo mund të mbetet një nga gjërat më të rëndësishme.»

Kjo ishte thjesht një nga shumë bisedat që Dëshmitarët bënë me delegatët e Ditës Botërore të Të Rinjve Katolikë. Nëse do të doje ta kishe broshurën me 32 faqe Një libër për të gjithë njerëzit, plotëso kuponin në fund të faqes dhe dërgoje në adresën që tregohet aty, ose në një nga adresat e përshtatshme që gjenden në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të broshurës Një libër për të gjithë njerëzit.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.