Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Si mund të shkëlqejë dielli në mesnatë?

Si mund të shkëlqejë dielli në mesnatë?

Si mund të shkëlqejë dielli në mesnatë?

«SI KA mundësi që dielli të mos perëndojë kurrë?» Dëgjoja shpesh pyetje si kjo kur, si misionar finlandez, shërbeja në Papua Guinenë e Re. Në tropik, gjatësia e ditës ndryshon shumë pak nga muaji në muaj. Kështu që banorët e tropikut nuk e imagjinojnë dot që në Arktik, dielli nuk perëndon për muaj me radhë. Dhe kur mundohesha t’u shpjegoja se në dimër dielli nuk lind kurrë, shumë prej tyre shtangeshin edhe më tepër nga habia.

Si ka mundësi pra që dielli të ndriçojë në mesnatë? Ky fenomen i jashtëzakonshëm ndodh sepse gjatë rrotullimit vjetor që Toka bën përreth Diellit, boshti i saj i rrotullimit formon një kënd 23,5 gradë me pozicionin vertikal. Si pasojë, gjatë verës në Hemisferën Veriore, Poli i Veriut është gjithnjë i drejtuar nga Dielli, ndërsa në dimër ndodh e kundërta. Duke qenë se Toka rrotullohet rreth boshtit të saj një herë në ditë, në Rrethin e Arktikut një natë në vit​—rreth 21 qershorit​—Dielli nuk perëndon. Në mënyrë të ngjashme, një ditë në vit​—rreth 21 dhjetorit ​—Dielli nuk lind, dhe në mesditë e gjithë panorama zhytet në dritën e muzgut.

Sa më në veri të Rrethit të Arktikut të shkoni, aq më shumë do të ketë netë vere ku dielli nuk perëndon dhe ditë dimri që nuk ndriçohen nga drita e diellit. Ndërsa në pole, ka gjashtë muaj vetëm ditë dhe gjashtë muaj vetëm natë. *

Si ia bëjnë banorët e vendeve polare për të fjetur në verë? Si i përballojnë ata netët e gjata të dimrit? Në të kaluarën, në disa vende, gjatë dimrit njerëzit flinin më shumë se dyfishin e orëve që flinin gjatë verës. Adoptimi i një mënyre jetese më moderne i zvogëloi këto ndryshime të mëdha, duke bërë që shumë veta të flinin pothuajse të njëjtën sasi orësh si në dimër, ashtu edhe në verë. Por ende sot ditët e gjata të verës i bëjnë banorët e Veriut më energjik. «Kur vete ora 11.00 e natës dhe dielli shkëlqen, nuk më vjen të shkoj në krevat,​—thotë Patriku që jeton në Alaskë.​—Ndonjëherë dal jashtë dhe kosit barin ose merrem me ndonjë punë tjetër vërdallë.»

Por nga ana tjetër, muajt vetëm me dritë ose vetëm me errësirë mund të jenë sfilitës si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana psikologjike. Prandaj gjatë verës, disa bëjnë çmos që ta pengojnë dritën t’u hyjë në dhomën e gjumit, kurse në dimër përdorin ndriçim artificial. Të gjitha këto bëhen për të ekuilibruar mekanizmin e gjumit dhe për të parandaluar rraskapitjen dhe gjendjen depresive që vjen si pasojë. Gjithsesi, pavarësisht nga vështirësitë, banorët dhe vizitorët janë në një mendje se të shohësh shkëlqimin e diellit në qiellin e mesnatës, është një përvojë e paharrueshme.​—Nga një bashkëpunëtor.

[Shënimi]

^ par. 4 Edhe në Antarktik ndodh i njëjti fenomen, vetëm se në Antarktik është verë kur në Arktik është dimër.

[Diagrami dhe figurat në faqen 31]

(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)

Boshti i anuar i Tokës bën që Polet të kenë vetëm dritë në verë dhe vetëm errësirë në dimër (Shembulli i treguar është për Hemisferën Veriore)

Vjeshtë ←

● ● ● ● ●

Dimër ● ◯ ●

→ Pranverë

● ● ● ● ●

Verë

Toka rrotullohet rreth boshtit të saj një herë në ditë

[Figura në faqen 31]

Dielli i mesnatës, fotografi që përshpejton veprimet

[Burimi]

© Paul Souders/WorldFoto