Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A do të jeni të pranishëm?

A do të jeni të pranishëm?

A do të jeni të pranishëm?

▪ A do të jeni të pranishëm në kongresin krahinor të Dëshmitarëve të Jehovait me temë «T’i bindemi Perëndisë»? Kongresi i parë treditor filloi në Shtetet e Bashkuara javën e fundit të majit, dhe është programuar që muajt e ardhshëm të mbahet në qindra qytete në të gjithë botën. Një kongres i ngjashëm do të mbahet edhe në një qytet në vendin ku banoni ju.

Në shumë vende, sesioni i paradites fillon në orën 9.30 me një interval muzikor. Tema e ditës së premte është «Bindjuni zërit tim, dhe unë do të jem Perëndia juaj». (Jeremia 7:23) Pas fjalimeve të mëngjesit me temë «Jemi ‘krijuar në mënyrë të mrekullueshme’» dhe «Ringjallja: Pse kjo shpresë duhet të jetë reale për ne?», sesioni do të përfundojë me fjalimin kyç «Të ndjekim modelin tonë, Krishtin, duke iu bindur Perëndisë».

Sesioni i pasdites do të vazhdojë me fjalimet «‘Ta mbajmë mendjen te fryma’, që të jetojmë», «Ruhuni nga çdo lloj lakmie» dhe «Të mos ndjekim ‘përralla të sajuara me mjeshtëri’». Pastaj, një simpozium prej dy pjesësh do të prezantojë disa pika kryesore nga librat biblikë të Hageut dhe të Zakarisë. Sesioni i kësaj dite do të përfundojë me fjalimin «Së shpejti të gjitha vuajtjet do të marrin fund!»

Tema për programin e ditës së shtunë është «Të bindur nga zemra» «në gjithçka», bazuar te Romakëve 6:17 dhe 2 Korintasve 2:9. Sesioni i paradites përfshin një simpozium me tri pjesë titulluar «Familjet që zbatojnë parimet e Perëndisë, janë të lumtura». Do të ketë demonstrime dhe intervista, dhe simpoziumi do të përqendrohet te mënyrat se si pjesëtarët e familjes​—burri, gruaja dhe fëmijët​—mund t’i kontribuojnë lumturisë familjare. Programi i paradites do të përfundojë me pjesën «Po-ja juaj le të jetë po», pas së cilës të kualifikuarit do të pagëzohen.

Fjalimet e së shtunës pasdite janë «T’i largojmë sytë nga gjërat e kota» dhe «Kthehuni te bariu i shpirtrave tuaj». Pas tyre do të vijojë simpoziumi prej dy pjesësh me temë «Jini të bindur ndaj atyre që marrin drejtimin». Fjalimi përmbyllës i pasdites, i titulluar «Çfarë mëson vërtet Bibla?», është fjalim kyç i këtij kongresi.

Programi i së dielës paradite do të zhvillojë temën «Bindjuni gjithë këtyre fjalëve, që t’ju shkojë mbarë», i bazuar te Ligji i përtërirë 12:28. Një simpozium me tri pjesë, i titulluar «T’i ndihmojmë të tjerët që t’u binden mësimeve të Biblës», siguron ndihmë praktike se si të fillohen dhe të drejtohen studime biblike të efektshme.

Sesioni i paradites përfundon me dramën me veshje të kohëve të lashta, titulluar «Ndiqni synime që nderojnë Perëndinë». Drama do të paraprihet nga fjalimi me temë «Të rinj: A po ju çojnë drejt suksesit synimet që keni?» Ky fjalim hedh bazën për dramën biblike që flet për të riun Timote, i cili la një shembull për sa i përket frymës vetësakrifikuese në shërbim, një shembull që të rinjtë e sotëm nxiten ta imitojnë. Sesioni i fundit i së dielës pasdite do të paraqitë fjalimin publik «Kujt duhet t’i bindemi?»

Planifikoni që tani që të jeni të pranishëm. Për të gjetur vendin ku do të mbahet ky kongres dhe që është më afër shtëpisë suaj, kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait që mblidhen në zonën tuaj ose shkruajini botuesve të kësaj reviste. Në numrin e 1 marsit, revista shoqëruese Kulla e Rojës, tregohen vendet ku do të mbahet ky kongres, në Shqipëri dhe Kosovë.