Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A e dini?

(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë, dhe lista e plotë e përgjigjeve është e shtypur në faqen 13. Për informacion të mëtejshëm mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Cila flotë anijesh sillte argjend, fildish, majmunë dhe pallonj në Izrael, në kohën kur mbretëronte Solomoni? (1 Mbretërve 10:22)

2. Si e tregoi Pavli bindjen e tij se kishte duruar deri në fund, kur ishte në prag të vdekjes? (2 Timoteut 4:7)

3. Cilën ëndërr të faraonit interpretoi Jozefi, për të treguar se po afrohej një zi buke e madhe, që do të zgjaste shtatë vjet? (Zanafilla 41:17-24)

4. Cilat ishin dy gratë që i mësuan Timoteut Shkrimet? (2 Timoteut 1:5)

5. Në ç’mënyrë të pazakontë vdiq Absalomi dhe si u varros? (2 Samuelit 18:9, 14-17)

6. Cila është paga që paguan mëkati? (Romakëve 6:23)

7. Ç’hiperbolë përdori Jezui, për të treguar se sa e vështirë do të ishte për të pasurit që të hynin në Mbretërinë e Perëndisë? (Mateu 19:24)

8. Cili ishte guvernatori romak i Judesë që, për të fituar pëlqimin e judenjve, e la Pavlin të lidhur? (Veprat 24:27)

9. Për të përfaqësuar ekzekutimin e armiqve të Perëndisë, ç’veprim bën Jezui që ka lidhje me verën? (Zbulesa 19:15)

10. Si dhe në çfarë mjeti u shkruan Dhjetë Urdhërimet në fillim? (Eksodi 31:18)

11. Si dëshironte apostulli Pavël që të stoliseshin gratë e krishtere? (1 Timoteut 2:9)

12. Për të ilustruar madhështinë e Jehovait, me çfarë mund t’i matë «ujërat» Jehovai, sipas fjalëve të Isaisë? (Isaia 40:12)

13. Si quhej shtëpia e Adamit dhe e Evës? (Zanafilla 2:15)

14. Cilët ishin dy djemtë, veprimet e dhunshme të të cilëve Jakobi nuk i miratoi? (Zanafilla 49:5-7)

15. Si quheshin katër lumenjtë të cilët dilnin nga lumi që rridhte nga Edeni? (Zanafilla 2:11-14)

16. Çfarë duhet të bëjnë të krishterët e kualifikuar, nëse një besimtar gabon përpara se të jetë i vetëdijshëm për këtë? (Galatasve 6:1)

Përgjigjet e pyetësorit

1. Flota e Tarshishit

2. Ai tha: «Luftën e shkëlqyer e luftova, vrapimin e përfundova, besimin e ruajta.»

3. Shtatë lopë të dobëta hëngrën shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të fishkur hëngrën shtatë kallinj të plotë

4. Nëna e tij, Eunika dhe gjyshja Loida

5. Joabi dhe shërbëtorët e tij e goditën Absalomin ndërsa ai kishte mbetur i varur nga flokët në një pemë, pastaj trupin ia hodhën në një gropë dhe hodhën mbi të një sasi të madhe gurësh

6. Vdekja

7. Ai tha: «Është më e lehtë që një deve të kalojë nëpër një vrimë gjilpëre, sesa një i pasur të futet në mbretërinë e Perëndisë.»

8. Feliksi

9. Shkel me këmbë shtypësen e rrushit

10. I shkroi ‘gishti i Perëndisë’ në dy pllaka guri

11. «Me veshje të rregullta, me modesti dhe mendje të shëndoshë, jo me modele gërshetash dhe me ar e me margaritarë ose me rroba shumë të shtrenjta»

12. «Me gropën e dorës»

13. Kopshti i Edenit

14. Simeoni dhe Levi

15. Pishon, Gihon, Tigër [Hidekel, BR] dhe Eufrat

16. ‘Të përpiqen ta ndreqin [atë] me një frymë butësie’