«Duhet të ndiheni krenarë për këtë»
«Duhet të ndiheni krenarë për këtë»
SHËRBËTORËT e vërtetë të Perëndisë e kuptojnë se është rëndësishme që të jenë të ndershëm. Dashuria për Krijuesin e tyre i shtyn të jenë të tillë. Shqyrtoni për shembull rastin e Lasaros. Para ca kohësh, kur ai punonte në një hotel në Huatulko, Meksikë, gjeti në hyrjen e hotelit 70 dollarë (50 euro). Menjëherë ia dorëzoi paratë përgjegjësit që ishte në punë atë ditë. Pak më vonë, gjeti një portofol në një banjë dhe shkoi e dorëzoi në recepsion. Kjo e habiti, por njëkohësisht edhe e gëzoi gruan që e kishte humbur.
Këto veprime nuk kaluan pa u vënë re nga administratori i përgjithshëm i hotelit, i cili e pyeti Lasaron se çfarë e shtyu t’i kthente paratë dhe portofolin. Lasaro iu përgjigj se parimet morale që ka mësuar nga Bibla nuk e lejojnë që të marrë diçka që nuk është e tija. Në një letër ku shprehte vlerësimin e tij, administratori i përgjithshëm i tha Lasaros: «Sot është e vështirë të gjesh njerëz me vlera morale kaq të larta. E çmojmë shumë qëndrimin tuaj. Keni treguar se jeni njeri i ndershëm, një shembull për shokët tuaj të punës. Ju dhe familja juaj duhet të ndiheni krenarë për këtë.» Në shenjë nderimi Lasaron e zgjodhën punëtorin e muajit.
Disa nga shokët e punës menduan se Lasaroja bëri gabim që i dorëzoi gjërat që gjeti. Por, kur panë reagimin e pronarit, e përgëzuan për vlerat e tij të larta morale.
Bibla i nxit ithtarët besnikë të Jezuit që të ‘bëjnë atë që është e mirë ndaj të gjithëve’ dhe ‘të sillen me ndershmëri në çdo gjë’. (Galatasve 6:10; Hebrenjve 13:18) S’ka dyshim se, kur si të krishterë, sillemi me ndershmëri, kjo i sjell lavdi Perëndisë së Biblës, Jehovait, atij që është ‘i drejtë dhe i ndershëm’.—Ligji i përtërirë 32:4, BR.