Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga e bardha në të bronztë: Ndryshim në konceptin për lëkurën

Nga e bardha në të bronztë: Ndryshim në konceptin për lëkurën

Nga e bardha në të bronztë: Ndryshim në konceptin për lëkurën

ÇFARË do të quanit simbol të shëndetit të mirë? Një trup të bronztë e me lëkurë të lëmuar? Kështu mendojnë shumë veta në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Megjithatë, dikur ka qenë ndryshe. Vite më parë, gratë evropiane vinin kapela me strehë të gjerë dhe mbanin çadra për t’u mbrojtur nga dielli. Bardhësia e lëkurës shihej si shenjë aristokracie. Lëkura e nxirë nga dielli ishte shenja dalluese e një njeriu që bënte punë krahu.

Në kohët e hershme, produkte që sot dihet se janë helmuese, përdoreshin për të zbardhur lëkurën. Për shembull, që në vitin 400 p.e.s., grekët e zbardhnin fytyrën me një pudër që përmbante karbonat plumbi. Popea Sabina, gruaja e perandorit romak Neronit, e përdorte këtë lëndë helmuese për të zbardhur fytyrën. Në shekullin e 16-të, disa gra italiane përdornin arsenik për t’i dhënë shkëlqim fytyrës. Por, në fillim të viteve 20, që kur stilistja franceze Coco Chanel (Koko Shanel) futi në modë lëkurën e nxirë nga dielli, koncepti për lëkurën ndryshoi. Për shumë njerëz, të kesh një trup me ngjyrë bronzi, do të thotë të jesh njeri i modës. Njerëzit kalojnë orë të tëra duke bërë banja dielli.

Megjithatë, jo të gjithë ata që duan të rrinë jashtë në natyrë dëshirojnë të nxihen. Banja e diellit nuk është pjesë e kulturës së tyre. Më shumë sesa efekti nxirës i rrezeve të diellit, atyre u shijon ndjesia çlodhëse e ngrohtësisë së diellit dhe flladi i lehtë. Përse ka nevojë të mbrohet nga dielli lëkura e tyre?

[Figura në faqen 3]

Pamje nga plazhi në fillim të shekullit të 20-të

[Burimi]

Vëllezërit Brown