Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Baballarët Sapo lexova serinë «Si mund të jesh një baba i mirë?» (22 gusht 2004) Po rregulloj orarin e punës, që të kem më shumë kohë për të kaluar me familjen dhe për të përmbushur përgjegjësitë në kongregacion. Për shkak të gjendjes ekonomike, disa herë kam menduar se duhet të kisha punuar më shumë që të fitoja më tepër para. Por kjo seri artikujsh më bindi se koha që kaloj me familjen, është më e çmuar se paratë. Më inkurajuan shumë përvojat e disa baballarëve, që ia kishin dalë mbanë.

K. S., Japoni

Unë dhe motra ime ju jemi shumë mirënjohëse për këtë seri artikujsh. Flasim shumë pak me babanë, por prapëseprapë e duam. E dimë se edhe ai na do, pavarësisht se nuk na e shpreh asnjëherë. Kur lexuam këta artikuj, ndiem se dikush na kupton. Ju falënderojmë me gjithë shpirt.

V. D., Itali

Fama Artikulli «Diçka më e mirë se fama», ishte përgjigjja e lutjeve të mia. (22 gusht 2004) U binda se kisha bërë zgjedhjen e duhur duke rifilluar shërbimin e plotkohor. Në fillim, siç tregonte edhe artikulli, babai i Çarlsit nuk ishte dakord me vendimin e tij. Por, sa bekime pati ai më vonë! Shpresoj që edhe nëna ime të jetë dakord me vendimin që kam marrë për të zgjeruar shërbimin. Faleminderit që nëpërmjet këtyre artikujve, na njihni me shërbëtorë besnikë të Jehovait.

Y. P., Ukrainë

Jam e re dhe disa herë më shpërqendron bota dhe gjërat që ajo ofron. Në fakt, karriera që zgjodha, mund të më bënte të famshme. Pasi lexova këtë artikull, kuptova se motivi i vërtetë pse kisha zgjedhur atë karrierë, nuk ishte që t’i shërbeja më shumë Jehovait. Historia e vëlla Çarls Sinatkos më preku, sepse ai tashmë e kishte provuar ç’do të thotë të jesh i famshëm dhe përsëri zgjodhi t’i shërbente Jehovait. Nga ky artikull kuptova se nuk ka gjë më të mirë në këtë botë sesa t’i shërbesh Jehovait në kohë të plotë.

R. K., Kanada

Më la mbresa përvoja e vëlla Sinatkos, i cili hodhi poshtë një karrierë fitimprurëse si këngëtar, për t’i shërbyer Jehovait në kohë të plotë. Bashkë me burrin jemi shumë të kënaqur që shërbejmë si pionierë. Duam të ndjekim shembullin e vëlla Sinatkos duke besuar te Jehovai dhe duke e mbajtur Mbretërinë e Perëndisë të parën në jetën tonë. Faleminderit që botuat këtë përvojë ndërtuese.

Ë. S., Japoni

Marrëdhëniet seksuale para martesës Dua t’ju falënderoj për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si t’u them jo marrëdhënieve para martesës?» (22 gusht 2004) Meqë jam mësuese dhe këshilltare, m’u duk shumë interesant ky artikull. Gjatë një diskutimi në klasë, përdora disa pika të dobishme për t’u treguar nxënësve si mund të jenë të shenjtë e të çmuar në sytë e Jehovait dhe si mund të përparojnë në mësime, pa u dashur të përballen me probleme që vijnë nga marrëdhëniet para martesës. Shumë nxënës treguan interes dhe donin të mësonin më shumë për Biblën. Tani disa mësues më kërkojnë që t’u flas edhe nxënësve të tyre. Çdo javë, mblidhemi me klasën për të diskutuar pika të ndryshme nga libri Të rinjtë pyesin.

B. K., Mozambik

Jam 25 vjeç dhe jam përpjekur me të gjitha forcat që të qëndroj i virgjër. Tani jam edhe më i vendosur se kurrë për të qëndruar i tillë deri sa të martohem. Mos e ndërpritni këtë punë të mrekullueshme që po bëni.

F. K., Ugandë