Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

I nxiti dëshirën për një Bibël

I nxiti dëshirën për një Bibël

I nxiti dëshirën për një Bibël

Kur Rusia ishte nën regjimin diktatorial komunist, bëhej propagandë kundër leximit të Biblës. Megjithatë, vitet e fundit në këtë vend janë shpërndarë miliona Bibla. Një letër që mori zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi, tregon një nga arsyet se përse është rigjallëruar interesi për Biblën. Sergei, një bashkëshort dhe baba nga Vollgogradi​—një qytet i madh që për dekada të tëra është quajtur Stalingrad, sipas emrit të diktatorit sovjetik Josif Stalinit​—shpjegon:

«Para ca kohësh më erdhën në shtëpi pjesëtarë të shoqatës suaj. Me mirësjellje më pyetën nëse besoja te Perëndia. U thashë se të gjithë besojnë te Perëndia, kush më shumë e kush më pak. Kur u tregova se isha i martuar dhe kisha një djalë, njëri prej tyre nxori nga çanta librin Sekreti i lumturisë familjare e ma dha.»

Më vonë, Sergei nisi ta lexonte librin. «Më pëlqeu shumë,​—thotë ai.​—Duket qartë se libri është shkruar nga njerëz inteligjentë dhe të përkushtuar. Përgjithësisht i shoh me dyshim organizatat fetare, por mendoj se ju jeni njerëz të ndershëm. Adresën tuaj e gjeta në fund të librit.» Kështu Sergei dërgoi një letër në atë adresë dhe kërkoi një Bibël.

Parimet që i ndihmojnë njerëzit të kenë një martesë të lumtur, të cilat ndodhen në librin Lumturia familjare, bazohen në mësimet e Biblës. Midis kapitujve edukativë të këtij libri janë: «Stërvitini fëmijët që në foshnjëri», «Mbroni familjen tuaj nga ndikimet shkatërrimtare» dhe «Mbani paqen në shtëpinë tuaj».

Mund të kërkoni një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme që tregohen në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit Sekreti i lumturisë familjare.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.