Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Steriliteti Edhe pse nuk kam shumë njohuri nga mjekësia, e lexova me mjaft interes serinë «Steriliteti: Metodat e trajtimit, pyetjet që ngrihen». (22 shtator 2004) Është bukur kur sheh se sa shumë e vlerëson Jehovai jetën njerëzore. Shqyrtimi objektiv i kësaj çështjeje, e ndihmon dikë që të ketë më tepër besim te Jehovai. Një pjesë e mirë e njerëzve që banojnë në zonën ku predikon kongregacioni ynë, e kanë pranuar me kënaqësi revistën.

V. P., Rusi

Bashkë me burrin jemi përpjekur të bëjmë fëmijë menjëherë sapo jemi martuar. Tani që kanë kaluar vite, kemi të njëjtin problem që përshkruante kjo seri. Është e vërtetë që ndihesh mirë kur e di se Jehovai siguron informacion në kohën e duhur. Kur më thanë që nuk mund të lindja fëmijë, u ndjeva tmerrësisht keq dhe ashtu ndihem akoma. Por kërkimet që bëra dhe ky artikull, më ngushëlluan pasi mësova se ka edhe çifte të tjera të cilat përballojnë të njëjtin problem. E konsiderojmë si një bekim të madh mundësinë që t’ia kushtojmë kohën Jehovait, duke i shërbyer plotësisht atij.

T. O., Shtetet e Bashkuara

Vitiligoja Shumë faleminderit për artikullin «Çfarë është vitiligoja?» (22 shtator 2004) Kam pesë vjet me këtë sëmundje. Por, që kur keni botuar këtë artikull e kam pasur më të lehtë për ta përballuar. Jam e lumtur që jam pjesë e një organizate të krishterë, që kujdeset shumë për secilin prej nesh.

K. H., Gjermani

E pakta që mund të them është se kjo sëmundje të sfilit, si nga ana mendore edhe emocionale. Jehovai po na mëson që të jemi më të ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit. Mezi pres kohën kur do të kem përsëri ngjyrën time natyrore.

B. U., Shtetet e Bashkuara

Kam 25 vjet që vuaj nga vitiligoja. Vetëm dijenia se ka edhe të tjerë që provojnë të njëjtin stres emocional si unë, më ngushëllon mjaft. Shumë veta kanë një përshtypje të gabuar për këtë sëmundje, por falë këtij artikulli mund të marrin njohuri të saktë. Shumë faleminderit që keni shkruar për këtë temë.

K. S., Japoni

Kam gati 30 vjet me këtë problem. Kur isha i vogël, shokët më tallnin për shkak të pamjes. Kam mësuar të jetoj me sëmundjen. Ashtu si Sibonxhila, kam vendosur t’i inkurajoj të tjerët me premtimin e Biblës se së shpejti Jehovai do t’i heqë të gjitha sëmundjet, bashkë me ankthin emocional që vjen si pasojë e që shkakton shumë dhembje.

I. M., Republika Çeke

Vajza ime 19-vjeçare ka këtë sëmundje. Kushedi sa lot ka derdhur e sa herë i është lutur Jehovait për këtë. Ajo e do Jehovain dhe kohët e fundit u bë lajmëtare në kohë të plotë. Ju jemi shumë mirënjohës që botoni artikuj të tillë, sepse na ndihmojnë të ndiejmë kujdesin e Jehovait.

S. S., Japoni

Jam një lajmëtare që shërbej në kohë të plotë. Nuk jua shpjegoj dot se si ndihem kur të tjerët më shohin me çudi dhe ngurrojnë të më afrohen, ngaqë nuk duan të më takojnë apo të më përqafojnë për shkak të ngjyrës që më ka ikur. Vetëm duke lexuar këtë artikull të shkruar me kujdes dhe që përcillte kaq dashuri, mora shumë zemër. Faleminderit që i ndihmoni njerëzit të kuptojnë se sëmundja jonë nuk është ngjitëse, dhe gjithashtu që na tregoni se Jehovai kujdeset për ne.

K. S.,Shtetet e Bashkuara