Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Cili është qëllimi i Perëndisë për ne?

Cili është qëllimi i Perëndisë për ne?

Cili është qëllimi i Perëndisë për ne?

▪ Që të jetojmë për pak kohë këtu mbi tokë​—ndoshta 70 ose 80 vjet​—dhe pastaj të vdesim? A është qëllimi i Perëndisë t’i marrë njerëzit e mirë për të jetuar në qiell? Pse e krijoi Perëndia tokën? A kishte për qëllim që ajo të ishte vetëm një shtëpi e përkohshme për njerëzit?

Broshura me 32 faqe Gëzo jetën në tokë përgjithmonë! e cila disponohet në disa gjuhë, tregon se Perëndia e bëri tokën që të ishte një shtëpi e përhershme për njerëzimin. Toka u krijua në mënyrë të tillë që, po t’i kushtohej kujdesi i duhur, do të ishte një parajsë e bukur. Te kjo broshurë, temat «Pse vdesim?» dhe «Çfarë është vdekja?», tregojnë se çfarë shkoi keq. Gjithashtu, temat «Jehovai na jep një Shpëtimtar» dhe «Si jemi të shpëtuar nga mëkati dhe vdekja?», tregojnë se si toka do të bëhet një shtëpi parajsore për njerëzimin.

Broshura ka mbi 75 ilustrime dhe një ose më shumë shkrime nga Bibla janë të paraqitura në secilin prej tyre. Këto shkrime sigurojnë një bazë për të diskutuar mbi ilustrimet. Nëse keni fëmijë, mund t’i përdorni ilustrimet për t’i ndihmuar ata të mësojnë për gjërat që ka ndër mend të bëjë Perëndia.

Për të marrë një kopje, mjafton të plotësosh këtë kupon dhe ta postosh në adresën që tregohet aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të broshurës Gëzo jetën në tokë përgjithmonë!

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.