Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Nga lexuesit tanë

Adoleshente shtatzëna Seria «Adoleshente shtatzëna: Problem botëror» më preku thellë. (8 tetor 2004) Isha 16 vjeçe kur mbeta shtatzënë. Ju jam kaq mirënjohëse që theksuat se sa e rëndësishme është që nënat të përkrahen dhe se Jehovai kujdeset për foshnjën e cila s’ka asnjë faj në këtë mes. Faleminderit për këtë artikull që përcillte kaq ngrohtësi.

M. R., Shtetet e Bashkuara

Ia prezantova këtë numër të Zgjohuni! kryemamisë që punon në një klinikë afër shtëpisë. Ajo tha se shumë vajza 14-15-vjeçare po lindin, diçka e panjohur më parë këtu te ne. Ajo donte të merrte menjëherë 20 kopje të revistës për t’ua dhënë adoleshenteve dhe prindërve të tyre.

I. R., Benin

Mora vesh që isha shtatzënë një muaj para se të mbushja 17 vjeçe. T’ua thoja prindërve ishte gjëja më e vështirë dhe më e dhembshme që më është dashur të bëj. Shpresoj që të rinjtë ta lexojnë këtë artikull dhe ta marrin seriozisht. Kurrë s’mendoja se do të më ndodhte mua!

D. K., Shtetet e Bashkuara

U bëra nënë në moshën 17-vjeçare. U detyrova të martohesha, por shumë shpejt u divorcova. Më dhemb në shpirt kur mendoj se, ngaqë u nxitova të kryeja marrëdhënie seksuale pa menduar gjatë për pasojat, kam humbur kaq shumë gjëra që mund t’i kisha bërë gjatë atyre viteve. Gjithmonë i këshilloj të rinjtë që të mos e bëjnë këtë gabim të rëndë. Ju falënderoj sinqerisht për këtë artikull.

N. K. Honduras

«O Jehova, ti më gjete!» Jam 15 vjeçe dhe u kënaqa shumë kur lexova artikullin «O Jehova, ti më gjete!» (8 tetor 2004) Përvoja e Nelit më ndihmoi të kuptoja më mirë fjalët e Jakovit 4:8: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet juve.» Faleminderit për këtë artikull që të forcon besimin.

K. P., Shtetet e Bashkuara

Përvoja e Neli Lensit na bindi se Jehovai është një Perëndi i dashur dhe se do të bëjë të pamundurën që ta gjejmë, nëse e kërkojmë vazhdimisht.

M. K., Japoni

Ngushëllohemi shumë nga këta artikuj, që na japin sigurinë se të gjitha delet e Jehovait janë të çmuara për të, kudo qofshin. Ai i kujton dhe mbështet secilën prej tyre.

J. G., Kanada

M’u mbushën sytë me lot kur po lexoja këtë artikull. Prindërit nuk janë Dëshmitarë të Jehovait, dhe kam pasur shumë probleme prej tyre. Jam e lumtur që Neli nuk hoqi dorë nga vendimi i saj për t’i shërbyer Jehovait.

K. L., Xhamajkë

Jam 12 vjeçe. Është shumë inkurajuese kur di se, pavarësisht nga problemet e shumta që ke në shtëpi, Jehovai gjithmonë të ndihmon t’i kapërcesh ato.

Xh. U., Shtetet e Bashkuara

Sa mirë që Neli na e tregoi përvojën e saj! Kjo do t’i ndihmojë fëmijët që kanë të njëjtat rrethana. Dhe është e rëndësishme që të rriturit t’i kujtojnë këta fëmijë. Është kollaj të harrosh se këta kanë nevoja të veçanta në kongregacion.

M. K., Danimarkë

S’më kishte prekur ndonjëherë kaq shumë ndonjë përvojë. E di çfarë do të thotë të qëndrosh në të vërtetën kur je e re. Për katër vjet kam qenë e vetmja në shtëpi që i shërbeja Jehovait. Kur lexova se si Jehovai ishte kujdesur personalisht për Nelin, u preka shumë. Faleminderit për këtë përvojë forcuese. Faleminderit edhe ty Neli.

G. U., Gjermani