A e dini?
A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë, dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 19. Për informacion të mëtejshëm, mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)
1. Pjesën më të mirë të çfarë gjëje kërkonte Jehovai si ofertë nga kombi i Izraelit, edhe nëse sasia nuk ishte e përcaktuar? (Dalja 23:19, BR)
2. Kush do të planifikojë ta sulmojë popullin e Perëndisë ngaqë duket i pambrojtur dhe gëzon begati? (Ezekieli 38:10-12, 14-16)
3. Cili zyrtar e mbajti apostullin Pavël të burgosur për dy vjet në Cezare, me shpresë që të merrte ndonjë ryshfet? (Veprat 24:26, 27)
4. Si duhej të thërritnin të lebrosurit në Izrael, për t’i paralajmëruar të tjerët t’u rrinin larg që të mos infektoheshin? (Levitiku 13:45)
5. Çfarë ngriti Jakobi mbi varrin e Rakelës si shenjë? (Zanafilla 35:20)
6. Pse Jehovai lejoi që izraelitët të çoheshin në mërgim disa herë? (2 Mbretërve 18:11, 12)
7. Pasi nuk pasqyrojnë mençurinë nga lart, çfarë tha Jakovi se janë xhelozia, fryma e grindjes dhe gënjeshtra kundër së vërtetës? (Jakovi 3:15)
8. Ç’lloj druri i kërkoi Solomoni mbretit Hiram, që të ndërtonte tempullin, si edhe të bënte harpat dhe instrumentet me tela? (1 Mbretërve 10:11, 12)
9. Cilët ishin tre njerëzit që duhej të vajoste Elija, sipas detyrës që i ngarkoi Jehovai? (1 Mbretërve 19:15, 16)
10. Kush ishte kreu i priftërinjve ‘për çdo çështje që i përkiste Zotit’, gjatë mbretërimit të Jehozafatit? (2 Kronikave 19:11)
11. Sipas këshillës së Pavlit, me ç’synim duhej të stërvitej Timoteu? (1 Timoteut 4:7)
12. Cilin faraon egjiptian mundi Nabukodonosori në Karkemish, kur në Judë mbretëronte Jehojakimi? (Jeremia 46:2)
13. Çfarë gjëje të keqe shmangu Davidi falë gjykimit të shëndoshë të Abigailës? (1 Samuelit 25:31)
14. Cila shprehje tjetër përdoret në Bibël në lidhje me zogjtë? (Zanafilla 1:26, BR)
15. Përse libri i Fjalëve të urta këshillon të mos e teprojmë duke shkuar për vizitë në shtëpinë e të tjerëve? (Fjalët e urta 25:17)
16. Mbajtja nën kontroll e cilës pjesë të trupit, siç tha Pjetri, luan një rol të madh për të fituar miratimin e Jehovait? (1 Pjetrit 3:10-12)
17. Çfarë kafshe u paraqit si flijim për emërimin e priftërisë së familjes së Aaronit? (Levitiku 8:22-28)
18. Pse Perëndia i ndaloi izraelitët të bënin tatuazh në trupat e tyre? (Levitiku 19:28)
19. Si e quajti Jakobi vendin ku ai dhe Labani bënë një besëlidhje paqeje? (Zanafilla 31:43-53)
20. Cila ishte mrekullia e parë e Jezuit? (Gjoni 2:7-11)
Përgjigjet e pyetësorit
1. Pjesën më të mirë të fryteve të hershme të tokës [BR]
2. Gogu
3. Feliksi, guvernatori i Judesë
4. «I papastër, i papastër!»
5. Ngriti një përmendore
6. Sepse nuk i qëndruan besnikë besëlidhjes që kishin bërë me të
7. «Tokësore, shtazarake, demonike»
8. Dru santali
9. Hazaelin si mbret të Sirisë, Jehun si mbret të Izraelit dhe Eliseun si profet në vend të tij
10. Amariahu
11. Që të zhvillonte «devocionin hyjnor»
12. Neko
13. Të bëhej fajtor gjaku
14. «Krijesat fluturuese të qiejve» [BR]
15. Që ata të mos mërziten dhe të na urrejnë
16. E gjuhës
17. Një dash
18. Për t’i dalluar nga kombet e tjera dhe që të nguliste te ta respektin e duhur për trupin njerëzor, i cili është krijuar nga Perëndia dhe duhet përdorur për të nderuar Atë.
19. Galed (më vonë njihej si Galaadi)
20. Ujin e ktheu në verë