Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Fëmijët S’ka shumë që lexova serinë «Vitet e para të fëmijës: Çfarë duhet të bëjnë prindërit?» (22 tetor 2004) Këta artikuj më bënë kaq shumë përshtypje, saqë vendosa t’ju shkruaja. Kam një vajzë që së shpejti mbush pesë vjeçe. Gjithnjë kisha menduar se duhej të programoja çdo çast të jetës së saj. Por revista thoshte se disa edukatorë mendojnë që lojërat e shkujdesura fëmijërore janë të nevojshme, sepse nxitin fantazinë dhe e zhvillojnë fëmijën nga ana mendore, emocionale dhe shoqërore. Shumë faleminderit. Ju lutem, vazhdoni të botoni artikuj me tema të tilla!
I. K., Rusi
Kur e lexova këtë seri, s’i mbajta dot lotët. M’u kujtua vetja përpara 29 vjetësh kur u bëra me fëmijë. Isha shumë e re dhe nuk isha shërbëtore e Jehovait. Bëra shumë gabime. Por lotët e pendimit m’u kthyen në lot gëzimi. Para një jave, vajza lindi fëmijën e parë. I jam kaq shumë mirënjohëse Jehovait që ky fëmijë ka prindër të cilët e duan Jehovain dhe do të nxjerrin dobi nga artikuj të tillë.
E. H., Shtetet e Bashkuara
Të rinjtë pyesin Shumë faleminderit për artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si t’ia them çfarë ndiej?» (22 tetor 2004) Tani afër, vajza me të cilën po shoqërohesha e ndërpreu periudhën e njohjes. Ngaqë ende ndiej për të, shpresoja se do të ndryshonte mendje. Por, kur lexova këtë artikull, kuptova se po ëndërroj me sy hapur dhe, për herë të parë, mendoj se mund ta përballoj realitetin. Faleminderit që keni trajtuar një temë kaq praktike. Edhe një herë po kuptoj se si na ndihmojnë parimet e Biblës.
J. K., Japoni
Pavarësisht se tani për tani nuk kam ndër mend të nis një periudhë njohjeje me dikë për t’u martuar, ky artikull është i dobishëm, sepse më ndihmon të kem kujdes. Është e vërtetë që ne të rinjtë jemi më të ekspozuar ndaj sulmeve të Satanait, por ama është e vërtetë edhe se Jehovai na ndihmon. Vazhdoni të botoni artikuj si ky!
K. D., Rumani
Ky artikull më ndihmoi t’i shikoj gjërat me një sy realist. Më ndihmoi të jem i vendosur për të mos i shprehur ndjenjat menjëherë, por të lë që të kalojë ca kohë më parë. Mbi të gjitha, më nxiti të bëj më shumë në kongregacion në mënyrë që të përmirësoj reputacionin mes vëllazërisë dhe të forcoj marrëdhënien me Jehovain. Kështu mund të jem për të gjithë një njeri më i këndshëm. Faleminderit që na tregoni kaq shumë vëmendje ne të rinjve!
D. K., Holandë
Një ditë po bisedoja me një shoqe për dikë që ajo e pëlqen. Donte një këshillë nga unë se si të vepronte. U përpoqëm të kuptonim çfarë thoshin parimet biblike. Pra, e merrni me mend se sa u mrekulluam kur të nesërmen morëm këtë revistë! Shumë faleminderit që botoni artikuj të tillë.
Xh. S., Irlandë
Jam 14 vjeçe. Në klasën time, dashuria dhe lidhjet mes vajzave dhe djemve janë tema që diskutohen shpesh. Duke lexuar këtë artikull, mësova shumë se si të kërkoj një bashkëshort në të ardhmen. Po ashtu, kuptova se sa kujdeset Jehovai për ne dhe se sa mirë na këshillon ai. Dua të veproj me mençuri me ata të gjinisë tjetër—në një mënyrë që i pëlqen Perëndisë. Ju lutem botoni edhe në të ardhmen artikuj të mrekullueshëm si ky.
K. I., Japoni