Si të bëhesh miku i Perëndisë?
Si të bëhesh miku i Perëndisë?
▪ Këtë na e mëson broshura me 32 faqe, Ti mund të jesh miku i Perëndisë! Ndër mësimet tërheqëse që përmban kjo broshurë, janë: «Perëndia të fton të bëhesh miku i tij» dhe «Perëndia është miku më i mirë që mund të kesh». Broshura është përgatitur ta ndihmojë lexuesin që të kuptojë mësimet bazë të Biblës.
Në mësimin «Miqtë e Perëndisë do të jetojnë në Parajsë», broshura shpjegon qartë se cili është qëllimi i Perëndisë për tokën. Megjithatë, që të jetojmë në parajsën që premton Bibla, duhet të mësojmë se si t’i shërbejmë Perëndisë ashtu siç dëshiron ai. Mësimet «Si ta gjesh fenë e vërtetë?» dhe «Flake tej fenë e rreme!», do të të ndihmojnë të bëhesh miku i Perëndisë dhe të kesh miratimin e tij. Jemi të sigurt se do të kënaqesh shumë duke lexuar këtë broshurë.
Për të kërkuar një kopje, mjafton të plotësosh këtë kupon dhe ta postosh në adresën e treguar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të broshurës Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.