Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Të jetosh me frikë

Të jetosh me frikë

Të jetosh me frikë

ROKSANA * ka frikë t’i thotë të shoqit se dëshiron të fillojë një punë me orar të shkurtuar. Një herë, kur Roksana i kërkoi para për biletën e autobusit që të shkonte tek e ëma, ai e rrahu aq keq, saqë asaj iu desh ndihma mjekësore. Roksana jeton me frikë.

Më parë Rolandoja nuk merakosej nëse e shoqja kthehej me autobus natën në shtëpi, kurse tani shkon e merr vetë me makinë. Në zonën e tyre, ka pasur aq shumë raste dhune, saqë Rolandoja ka frikë se mos i ndodh gjë edhe asaj.

Hajdi punon në qendër të kryeqytetit. Një herë, kur po kthehej në shtëpi, e përfshiu një turmë demonstruesish, që u bë e dhunshme. Tani, sa herë dëgjon se aty afër po kalojnë demonstrues, ajo stresohet. «Nuk ndihem e sigurt,​—thotë ajo.​—Nuk dua të punoj më këtu. Por s’kam rrugë tjetër.»

Roksana, Rolandoja dhe Hajdi kanë frikë, dhe jo vetëm kur ndodh diçka e papritur. Frika është një ndjenjë që i shoqëron ngado. Kur njerëzit jetojnë me frikë, mund t’u priten fuqitë. Frika u grabit kënaqësinë dhe nuk i lë të bëjnë gjërat që duan. Frika mund të zaptojë mendimet e njerëzve dhe të mos i lërë të përqendrohen në gjëra të tjera.

Të jetosh me frikë, është tepër stresuese. Shpesh, kjo e çon njeriun në depresion dhe mund t’ia shkatërrojë shëndetin. «Stresi frenon sistemin imunitar dhe është një nga shkaktarët e shumë sëmundjeve,​—shpjegon një revistë për shëndetin.​—Trupi do të shfaqë simptomat e konsumimit, sidomos në organet e përfshira. Mund të shfaqen tensioni i lartë, sëmundjet e zemrës, të veshkave, çrregullime në aparatin tretës, ulcera, dhembje koke, pagjumësi, depresion dhe ankth. Nëse kjo vazhdon për shumë kohë, vjen rraskapitja.»

Në botën e sotme është e zakonshme që njerëzit të jetojnë me frikë. A do të shohim ndonjëherë një botë ku ta gëzojmë jetën pa pasur frikë?

[Shënimi]

^ par. 2 Disa emra janë ndryshuar.