Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

▪Mjaft veta arsyetojnë se, po të kishte Perëndi, s’do t’i linte njerëzit të vuanin kaq shumë. Një pyetje që bëjnë shpesh njerëzit, është: «Ku ishte Perëndia, kur kishim nevojë për të?» Gjatë gjithë historisë, miliona veta kanë vuajtur nga tragjedi të rënda, e disa madje edhe kanë vdekur nga torturat.

Nga ana tjetër, mënyra e mrekullueshme se si janë organizuar e projektuar gjallesat në tokë, është dëshmi e qartë se ka një Krijues që kujdeset për ne. Por, atëherë, përse një Perëndi që kujdeset për ne, i lejon këto vuajtje të tmerrshme? Nëse duam ta adhurojmë siç duhet Perëndinë, duhet të marrim një përgjigje të qartë për këtë pyetje të rëndësishme. Ku mund ta gjejmë përgjigjen?

Ju ftojmë të merrni një kopje të broshurës A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne? Mendojmë se shqyrtimi i kujdesshëm i temave «Përse Perëndia ka lejuar vuajtjet» dhe «Cila ishte pasoja e rebelimit?», do t’ju japë përgjigje të kënaqshme.

Për të pasur një kopje, thjesht plotësoni këtë kupon dhe dërgojeni në adresën e mëposhtme ose në ndonjë nga adresat në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, kërkoj një kopje të broshurës A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?

□ Ju lutem, vihuni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë.