Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Sjellja e ndershme i jep lavdi Perëndisë

Sjellja e ndershme i jep lavdi Perëndisë

Sjellja e ndershme i jep lavdi Perëndisë

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË UKRAINË

RRUGËS për në shtëpi, pasi kishte qenë në një mbledhje të krishterë, një familje Dëshmitarësh të Jehovait nga Ukraina, familja Çibisov, gjeti një portofol që kishte sende me vlerë, si patentën, disa karta krediti dhe rreth 350 euro në para vendëse. Në këtë familje prej pesë vetash, vetëm babai punonte. Ai merrte rreth 50 euro në muaj, prandaj, këto para do t’i kishin ndihmuar jashtë mase. Po çfarë bënë?

Mamaja tregon: «Menjëherë, vajzat filluan të diskutonin se si t’ia kthenin portofolin të zotit që, sipas patentës, ishte një grua. Mua dhe tim shoqi na u bë shumë qejfi kur pamë se si vajzat po e përdornin ndërgjegjen e tyre të stërvitur mirë. Ditën tjetër, i telefonova gruas që kishte humbur portofolin. Me lot gëzimi, gruaja me emrin Ola erdhi e na tregoi se ajo dhe i shoqi kishin disa dyqane të vogla në qytetin tonë. Paratë në portofol ishin rrogat e punëtorëve. Veç kësaj, një nga dokumentet financiare ishte shumë i rëndësishëm për faturat e biznesit të saj.

Ola na pyeti se ku e kishim gjetur portofolin. I treguam vendin dhe i shpjeguam se kaluam andej, kur po ktheheshim nga mbledhja jonë e krishterë. Kur i ofruam literaturë biblike, ajo e pranoi me respekt.

Disa javë më vonë, një Dëshmitare nga kongregacioni ynë na tha se, kur po u ofronte literaturë biblike kalimtarëve në rrugë, një grua i shpjegoi se më parë ajo s’i dëgjonte kurrë Dëshmitarët e Jehovait. Kurse tani, i pëlqente jo vetëm t’i dëgjonte, por edhe të merrte literaturë. Ky ndryshim ndodhi sepse Dëshmitarët i kishin kthyer portofolin që i kishte humbur së bijës.»

[Figura në faqen 31]

Familja Çibisov