Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Kjo videokasetë shpëton jetë!»

«Kjo videokasetë shpëton jetë!»

«Kjo videokasetë shpëton jetë!»

NË VITIN 1999, Dëshmitarët e Jehovait nxorën një videokasetë enkas për të rinjtë, me temë Të rinjtë pyesin: Si mund të bëj miq të vërtetë? Deri tani ka dalë në më shumë se 30 gjuhë. «Kjo videokasetë ndikoi shumë te të gjithë ne,​—shkroi një mbikëqyrës kongregacioni në Ukrainë.​—Disa e panë pesë herë, ndërsa të tjerë shtatë herë. Më pas, të rinjtë kënaqeshin duke diskutuar për këtë videokasetë. Ca edhe u përlotën. Të gjithë e ndiemë dashurinë e Jehovait dhe kujdesin e tij të sinqertë për të rinjtë. Tani i kuptoj më mirë nevojat e të rinjve, dua t’i ndihmoj më shumë e të bëhem shok i ngushtë me ta.»

Të rinj nga e gjithë bota u prekën shumë nga kjo videokasetë. Për shembull, Leticia 17-vjeçare nga Uruguai (fotografia majtas), shkruan: «U emocionova shumë, jo vetëm nga informacioni i paraqitur, por edhe nga interesimi që tregon Jehovai dhe organizata e tij për ne të rinjtë. S’gjej fjalë të shpreh mirënjohjen time për këtë videokasetë të çmuar. Shumë faleminderit!»

Një Dëshmitare në moshë të rritur, në Shtetet e Bashkuara, e pa videokasetën disa herë dhe e përdori për të ndihmuar një adoleshente që po bënte një jetë të dyfishtë. Ajo shkruan: «Aneta pinte dhe kishte shoqëri të keqe, madje kishte provuar edhe drogën. * U prek shumë nga videokaseta. Brenda një kohe të shkurtër, u shkëput nga shoqëritë e këqija dhe hoqi dorë nga praktikat e gabuara. Gjashtë muaj më vonë, u pagëzua. Vërtet, kjo videokasetë shpëton jetë!»

▪ Në vitin 2004, Dëshmitarët e Jehovait nxorën diçka tjetër për të rinjtë. Titullohet Të rinjtë pyesin: Çfarë do të bëj me jetën time? (anglisht) Shpresojmë që me anë të kësaj DVD-je, shumë të rinj të inkurajohen që të vendosin adhurimin e Perëndisë Jehova në vend të parë në jetën e tyre.​—Mateu 6:33.

[Shënimi]

^ par. 4 Emri është ndryshuar.