A e dini?
A e dini?
(Përgjigjet e këtij pyetësori mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë, dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 22. Për informacion të mëtejshëm, mund të përdorni botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)
1. Në cilën zonë të Egjiptit u tha faraoni izraelitëve të banonin, dhe pse kjo ishte veçanërisht e përshtatshme? (Zanafilla 47:3-6)
2. Cila ndjenjë mund të shkaktojë grindje? (Proverbat 10:12)
3. Çfarë bëri Jehovai për të treguar seriozitetin dhe besueshmërinë e premtimeve të tij për tokën e Izraelit? (Ezekieli 36:7)
4. Ç’ilustrim bëri Jezui për të përshkruar dëshirën e tij të zjarrtë për t’i mbledhur banorët indiferentë të Jerusalemit? (Mateu 23:37)
5. Nga cili bir i Adamit dhe i Evës erdhi Jezui? (Luka 3:38)
6. Cilët fshiheshin pas komplotit për të ekzekutuar Jezuin? (Mateu 26:3)
7. Sipas apostullit Gjon, cila ftesë u bëhet të gjithë atyre që janë ‘të etur’ për drejtësi? (Zbulesa 22:17)
8. Çfarë duhet të bëjë dikush kur mendon se i mungon mençuria, dhe përse? (Jakovi 1:5)
9. Çfarë bëri Jehovai për të krijuar një grua për Adamin? (Zanafilla 2:22)
10. Nga ç’grup njerëzish vijnë mbretërit dhe priftërinjtë, të cilët do të mbretërojnë mbi tokë bashkë me Jezuin? (Zbulesa 5:9)
11. Pse Jehovai tha që Moisiu nuk do të hynte në Tokën e Premtuar? (Numrat 20:10-12)
12. Çfarë bëri Davidi për t’u shpëtuar filistinëve në Gath? (1 Samuelit 21:12-14)
13. Nga cilat gjëra të këqija duhet të jetë i lirë një burrë me qëllim që të kualifikohet si një mbikëqyrës i krishterë? (Titit 1:7)
14. Si kontribuoi medi Dar në rindërtimin e tempullit të Jehovait në Jerusalem? (Ezdra 6:5-8)
15. Si dhe kur duhet t’u mësojnë fëmijëve urdhërimet e Perëndisë prindërit me frikë perëndie? (Ligji i përtërirë 6:6, 7)
16. Çfarë e detyruan të bënte Simonin nga Kirena para ekzekutimit të Jezuit? (Mateu 27:32)
17. Për cilën formë të hipokrizisë foli Jezui kur citoi fjalët e Isaisë për të dënuar skribët dhe farisenjtë? (Mateu 15:8)
18. Cila ishte mrekullia e parë e Jezuit, dhe ku e kreu atë? (Gjoni 2:1-11)
Përgjigjet e pyetësorit
1. Në Goshen, sepse në Egjipt ky ishte vendi më pjellor dhe me shumë kullota. Pjesëtarët e familjes së Jakovit ishin barinj dhensh
2. Urrejtja
3. Ngriti dorën për t’u betuar
4. Ilustrimin me klloçkën që i mbledh zogjtë nën krahë
5. Nga Seti
6. Krerët e priftërinjve dhe pleqtë e Izraelit
7. Të vijnë dhe ‘të marrin falas ujin e jetës’
8. «Le të vazhdojë t’ia kërkojë Perëndisë, sepse ai u jep të gjithëve bujarisht dhe pa i qortuar»
9. Pasi e vuri në një gjumë të thellë Adamin, i mori një brinjë e me të bëri gruan
10. Nga «çdo fis, gjuhë, popull dhe komb»
11. Sepse nuk e shenjtëroi Jehovain përpara bijve të Izraelit, kur ai u siguroi në mënyrë të mrekullueshme ujë në shkretëtirë
12. U hoq si i dalë mendsh, dhe mbreti i Gathit e la të shkonte si një i çmendur që s’ishte i rrezikshëm
13. Duhet të jetë i lirë nga akuza, jo kryeneç, jo gjaknxehtë, jo shamataxhi pijanec, jo njeri që godet, jo lakmitar për fitim të pandershëm
14. Ai urdhëroi që shpenzimet të paguheshin nga thesari mbretëror dhe të ktheheshin enët prej ari dhe argjendi të cilat Nabukodonosori i kishte çuar në Babiloni
15. Prindërit duhet të jenë syçelë në çdo rast—qoftë për rastet joformale, qoftë gjatë studimit formal—për të rrënjosur të vërtetën e Fjalës së Perëndisë në zemrat e fëmijëve
16. E detyruan të mbartte shtyllën e torturës të Jezuit
17. Ata e nderonin Perëndinë ‘me buzë’, por zemrën e kishin «larguar shumë» nga ai
18. Në një dasmë në Kanë ktheu ujin në verë