Një artist në kërkim të lumturisë në «Parajsë»
Një artist në kërkim të lumturisë në «Parajsë»
NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË TAHITI
QË KUR njeriu i parë, Adami, humbi Parajsën, pasardhësit e tij gjithnjë kanë kërkuar të rigjejnë atë që humbi ai. Këto kërkime të ethshme kanë frymëzuar shumë artistë që të përpiqen ta gjejnë atë në pikturat e tyre. Një nga ata ishte piktori i famshëm i shekullit të 19-të, Pol Gogeni.
Gati dy vjet më parë, qindra vizitorë, përfshirë këtu edhe piktorë amatorë, erdhën me dy anije në ishullin e vogël të Hiva Oas, një nga ishujt Markezë, në Polinezinë Franceze. Në këtë ishull vdiq Gogeni, në vitin 1903. Në njëqindvjetorin e vdekjes, u bë përurimi i qendrës kulturore që mban emrin e tij. Kjo i tërhoqi vizitorët që mahniten pas veprave të Gogenit.
Ku është Parajsa?
Pse më shumë se një shekull më parë, Gogeni e la Evropën për t’i kaluar vitet e tjera të jetës në këtë ishull të qetë në Paqësorin Jugor? Pas një jete të vështirë si një artist i varfër në Evropë, Gogeni në fund e përbuzi qytetërimin e vet. Ato që pa, ai i përçmoi si tradita mendjengushta të kulturës evropiane dhe të sistemit të saj të zakonshëm. Gogeni arriti në këtë përfundim pas vizitës së tij të parë në Tahiti, që zgjati gati dy vjet. Pasi u kthye në Evropë, ai vendosi: «Asgjë s’më pengon të iki nga Evropa, dhe s’kam për t’u kthyer më. Sa jetë kote bëjmë ne këtu në Evropë.» Ai shprehu hapur mosmiratimin e vet për vlerat perëndimore dhe, ashtu si plot evropianë të kohës së tij, ëndërronte parajsën e humbur prej shumë kohësh, një vend ku njeriu është i mbrojtur nga ndikimi i dëmshëm i qytetërimit. Gogeni shpresonte të plotësonte dëshirën e tij për parajsën në një kopsht plot kënaqësi në Paqësor, ku mbretëronte vetëm paqja dhe dielli. Ai mezi priste të arratisej në këtë vend të bukur, vendi i tij ideal për të pikturuar.
Si shumë të tjerë të kohës së tij, Gogeni mendonte se është më mirë të jetosh larg nga qytetërimi dhe në harmoni me natyrën, falë thjeshtësisë së asaj lloj jete. Ngaqë polinezianët jetonin afër natyrës dhe në harmoni me të, mjaft veta mendonin se ata mund të bënin vetëm të mira. Thjeshtësia dhe karakteri i tyre i butë, dukej se përfaqësonin botën e përsosur. Pikërisht këtë lloj lumturie po kërkonte Gogeni.
Megjithatë, ai ende ishte në ankth për përgjigjet lidhur me misterin e ekzistencës sonë, ku po shkojmë, çlirimin nga ankthi dhe nga frika e vdekjes.Gogeni gjeti një burim frymëzimi në Paqësorin Jugor. Peizazhi rilindi tek ai dëshirën për të pikturuar. Një nga temat e tij të preferuara ishte bukuria natyrore e njerëzve. Portretet që pikturonte, jepnin ndjesinë e qetësisë, besimit dhe kënaqësisë. Me anë të pikturës, Gogeni donte të paraqiste ambientin e një bote legjendare që ishte tamam si një ëndërr ku, nën qiellin tropikal, mbretëronte një atmosferë paqeje.
Lumturia e vërtetë
A gjeti Gogeni lumturi të vërtetë në Tahiti, Hiva Oa apo në ndonjë ishull tjetër? Jo, ai u detyrua të pranonte se edhe në këta ishuj të vegjël tropikalë, jeta dorëzohet përpara vdekjes. Përsosmëria nuk është pjesë e kësaj bote. Në një moment gjatë viteve të para në Tahiti, ai shkroi: «Për pak kohë kam qenë i trishtuar, dhe pikturat e mia u ndikuan nga kjo. . . . Ato nuk përcillnin gëzim.» Vendet që të falnin lumturi, të pikturuara në veprat e tij, nuk i dhanë atë që shpresonte. Akoma kishte nevojë për para, si edhe probleme me shëndetin. Edhe në këtë ambient, përsëri nuk do t’i jepte dot përgjigje pyetjeve të rëndësishme për jetën. Me këtë paradoks në mendje, vendosi të pikturonte një kanavacë të madhe, që do të bëhej kryevepra e gjithë punës së tij në Tahiti. Ishte një pikturë gjigante simbolike 3,75 metra e gjatë, që titullohej D’où venons-nous? Que sommes-nous? Où allons-nous? (Nga vijmë? Çfarë jemi? Ku po shkojmë?) Me anë të saj, u përpoq të paraqiste idenë se nuk e kuptonte botën dhe misterin e pashpjegueshëm të ekzistencës sonë.
Përgjigjet e pyetjeve për jetën që Gogeni i paraqiti në pikturat e tij, si edhe nga të tjerë që jetuan para dhe pas tij, gjenden në Bibël, një libër ku Perëndia tregon qëllimin e tij për njerëzimin. Përgjigjet janë të sakta dhe të
kënaqshme. Ato ofrojnë një shpresë të sigurt për të ardhmen. Gjithashtu, na mësojnë se s’ka rëndësi ku jetojmë—në Paqësor a diku tjetër—pasi vetëm duke jetuar në harmoni me Krijuesin tonë, Perëndinë Jehova, mund të gjejmë lumturinë e vërtetë. Dëshmitarët e Jehovait në Polinezinë Franceze, ashtu si edhe në pjesën tjetër të botës, janë të lumtur t’ua tregojnë edhe të tjerëve këtë shpresë të mrekullueshme për një parajsë të ardhshme.Kopjojnë mjeshtrin
Në njëqindvjetorin e Gogenit, ishin ekspozuar qindra kopje të bëra me besnikëri të kanavacave të tij. Ato ishin kryesisht veprat e dy artistëve, Klod dhe Viera Farinës, që kanë jetuar në Hiva Oa për disa kohë, me qëllim që të bënin kopje të pikturave të Gogenit. Pastaj, këto kopje ia dhuruan qendrës kulturore.
Për të riprodhuar veprat e tij dhe për të dhënë përshtypjen e saktë që kishte në mendje Gogeni, ata studiuan deri në detajet më të vogla ngjyrat dhe format e pikturave origjinale të marra në fotografi të zmadhuara. Ata shpjegojnë se kopjimi i veprave të artit, nuk është një punë e lehtë, përkundrazi, të merr shumë kohë dhe energji. «Mjeshtri ka avantazhin se është i lirë të krijojë dhe, nëse e pikturon tavolinën me pesë këmbë, askush nuk do ta shohë si diçka të çuditshme. Përkundrazi, publiku do ta quajë një gjeni. Kurse, nëse kopisti harron të pikturojë një gjethe në një gëmushë, puna e tij do të kritikohet ashpër. Kjo
shpjegon arsyen pse kopistët janë më të paktë në numër sesa artistët e tjerë»,—thotë çifti Farina. Çfarë e bën të mirë një kopist? «Duhet ta njohë mirë mjeshtrin dhe jetën e tij, sepse i duhet të punojë vetëm me fotografitë. Madje, edhe pse i ka fotografitë, ngjyrat mund të mos jenë gjithnjë fiks si të origjinalit. Prandaj, duhet të mbledhë informacion të saktë nëpër muzetë.» Sot, pikturat e Gogenit shiten shumë shtrenjtë. Ja përse pikturat e çiftit Farina janë një kontribut i çmuar për qendrën kulturore![Figura në faqen 23]
Autoportret i Pol Gogenit
[Figura në faqen 23]
«Femmes de Tahiti» ose «Sur la plage» (Gratë e Tahitit ose Në plazh)
[Figurat në faqen 24]
«Femme à la mangue» (Gruaja me mango), sipër është origjinali, bashkë me një kopje të bërë nga Klod dhe Viera Farina, të treguar poshtë në studion e tyre në Atuona
[Burimet]
Erich Lessing/Art Resource, NY
Copie dʹoeuvre de Gauguin, avec lʹaimable autorisation de Claude et Viera Farina
[Figura në faqen 25]
«Les Parau Parau» (Fjalë të kota lart e poshtë)
[Burimi]
Scala/Art Resource, NY
[Figura në faqen 25]
«Quand te maries-tu?» (Kur do të martohesh?)
[Burimi]
Erich Lessing/Art Resource, NY
[Burimi i figurës në faqen 23]
Vizatimi: Erich Lessing/ Art Resource, NY