Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Japin ngushëllim gjatë një ngjarjeje tragjike

Japin ngushëllim gjatë një ngjarjeje tragjike

Japin ngushëllim gjatë një ngjarjeje tragjike

Dolores Gomeshi, një Dëshmitare e Jehovait nga një qytet i vogël afër Barcelonës, Spanjë, ishte 44 vjeçe kur doktori i saj i tregoi se kishte tumor në kokë. Ai tha se i mbeteshin jo më shumë se tetë muaj jetë. Të bashkëkrishterët treguan dashuri të thellë për të. Në ditët e fundit të jetës së saj, të afërmit, të cilët nuk janë Dëshmitarë, erdhën nga rajone të ndryshme të Spanjës.

Dëshmitarët vendës u kujdesën për strehimin, ushqimin, transportin dhe gjërat e tjera të nevojshme të familjarëve. Atyre u preku zemrën besimi i palëkundur e dinjiteti që Doloresi ruajti deri në fund të jetës së saj, si edhe mikpritja e Dëshmitarëve vendës. Ndjenjat e tyre i shprehën në letrën vijuese.

«Kjo letër u drejtohet një grupi burrash dhe grash që e predikojnë dashurinë për të afërmin e tyre jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, të cilat shprehin ndjenja fisnikërie që u burojnë nga zemra. Ne e përjetuam këtë gjatë një ngjarjeje tragjike të jetës sonë, sëmundjes vdekjeprurëse të motrës sonë Loli [Doloresi].

Prandaj, të gjithë ne (të afërmit e saj nga zona të largëta të Spanjës) të bashkuar me dhembjen e kësaj humbjeje të madhe, duam të shprehim mirënjohjen dhe përzemërsinë tonë më të thellë për të tërë ju që i qëndruat pranë në gëzime e hidhërime, në fitore e brenga, deri në momentet e fundit të jetës së saj këtu në tokë.

Gjithashtu, dëshirojmë të dini se përjetuam një nga shfaqjet më të mëdha të dashurisë dhe të solidaritetit. Do të kthehemi në shtëpi, në familjet tona dhe do vazhdojmë të mbajmë përgjegjësitë që kemi, por nuk do të jemi si më parë, sepse te ne ka ndikuar dashuria që karakterizonte motrën tonë Loli dhe ju, e kjo na jep forcë që të vazhdojmë të jetojmë.

Ju themi mirupafshim bashkë me një përqafim të përzemërt dhe një mirënjohje shumë të thellë. Derisa të shihemi prapë, o miq, Jehovai ju mbushtë me gëzim!»

Firmosur nga familja dhe vëllezërit e motrat e Dolores Gomeshit

[Figurat në faqen 31]

Disa Dëshmitarë vendës