Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një botë e ndarë nga pasuria

Një botë e ndarë nga pasuria

Një botë e ndarë nga pasuria

GJATË gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, bota u trazua nga Lufta e Ftohtë dhe u nda politikisht në tri pjesë. Përmes një Perdeje të Hekurt, por të padukshme, dy botë shihnin ngultas njëra-tjetrën: bota e komunizmit, që përfaqësohej nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike, dhe bota e shteteve jokomuniste, që kryesohej nga Shtetet e Bashkuara. Shtetet që nuk ishin as në njërën anë dhe as në tjetrën, formonin të ashtuquajturën Botë të Tretë.

Por, termi «Bota e Tretë» filloi të shihej si përçmues, dhe u zëvendësua me shprehjen «vende të pazhvilluara». Me kalimin e kohës edhe kjo mori një ngjyrim negativ, prandaj ekonomistët filluan të përdornin termin «vende në zhvillim». Kështu, terminologjia nuk e vinte më theksin te ndryshimet politike, por te ndryshimet ekonomike.

Sot, në shekullin e 21-të, nuk ka më një botë të ndarë politikisht në tri pjesë si më parë. Megjithatë, në kuptimin ekonomik dhe industrial, ndryshimet midis vendeve të zhvilluara dhe vendeve në zhvillim janë ende një fakt. Turistët nga vendet e pasura takojnë njerëz të varfër që luftojnë për të siguruar bukën e gojës.

Prandaj, është me vend pyetja: a do të mbetet bota gjithnjë e ndarë ekonomikisht? A është e mundur që kush ka para, pra të pasurit, dhe ata që nuk kanë, të varfrit, të gëzojnë barazi në nivelin e jetesës?

[Burimi i figurës në faqen 3]

© Qilai Shen/Panos Pictures