Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Pa strehë: Problem mbarëbotëror

Pa strehë: Problem mbarëbotëror

Pa strehë: Problem mbarëbotëror

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË POLONI

«PIJANECË të zgjyrosur, me erë të qelbur​—pa shtëpi e katandi, pa identitet, pa asgjë!» Ky është një opinion tronditës, por vullnetarët që punojnë me të pastrehët në Çeshtohovë, Poloni, thonë se pikërisht kështu mendojnë në përgjithësi njerëzit për ata që nuk kanë një çati ku të futin kokën.

Sipas një artikulli të botuar disa vjet më parë në revistën The Economist, poshtë rrugëve të Ulan Batorit, Mongoli, strehoheshin shumë prej mijëra fëmijëve endacakë të qytetit. Ata jetonin në tunelet e qelbura ku kalojnë ujërat e zeza ose në tunelet e sistemit të ngrohjes së qytetit. Gazeta thoshte se ndonëse tronditeshin kur merrnin vesh për këta fëmijë të pastrehë, shumë mongolezë nxirrnin si përfundim se kjo gjendje krijohej «ngaqë njerëzit janë tepër dembelë dhe nuk kujdesen për fëmijët e tyre».

Në anën tjetër të botës, fëmijët që jetojnë rrugëve, masakrohen nga skuadrat e vdekjes ose të vetëshpallurit vullnetarë të ruajtjes së rendit. Pse? Në një botim të Kombeve të Bashkuara thuhej: «Në Amerikën Latine, shumë njerëz në instancat e drejtësisë, në polici, në media, në tregti dhe shoqëria në përgjithësi mendojnë se fëmijët e rrugëve përbëjnë një rrezik për moralin e shoqërisë së civilizuar.» I njëjti burim vërente: «Thuhet se në shtetin e Rio-de-Zhanejros, çdo ditë vriten mesatarisht tre fëmijë që jetojnë nëpër rrugë.»

Njerëzit e pastrehë «na ngjallin frikë e shqetësim . . . , por ata janë njerëz që i gërryen uria njësoj si ne. Ka shumë si ata dhe janë vërtet në hall». Kështu thuhej në një faqe Interneti, të krijuar nga vullnetarët që punojnë me të pastrehët në Çeshtohovë. I njëjti burim shton: «Shpresojmë se . . . do të ketë njerëz që do t’i zgjatin një dorë në mes të këtij halli të madh.» Por, për çfarë kanë nevojë në të vërtetë dhe sa e ngutshme është kjo nevojë?

[Figura në faqet 2, 3]

Një grup fëmijësh të pastrehë jetojnë poshtë kësaj pusete

[Burimi]

Jacob Ehrbahn/Morgenavisen Jyllands-Posten