Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Zgjohen kujtime të shtrenjta

Zgjohen kujtime të shtrenjta

Zgjohen kujtime të shtrenjta

Pasi mori librin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh, një grua vendosi t’i çonte një kopje motrës së saj më të madhe. E motra, që tani është te të 80-at, vuan nga sëmundja e Alcajmerit. Megjithatë, për 70 vjet ka qenë një studente dhe një mësuese e zellshme e Biblës. Kurse tani, kujton shumë pak gjëra dhe flet shumë rrallë.

«Ditën e parë,​—kujton motra,​—i shpjegova se libri ishte përgatitur për t’i ndihmuar prindërit t’ua ngulitnin parimet dhe mësimet biblike fëmijëve, dhe i thashë se kisha qejf që t’ia lexoja. Nuk m’u përgjigj. Megjithatë, kur nisa të lexoja, u gjallërua dhe iu përgjigj të gjitha pyetjeve që ishin në libër. Kishte raste kur nisja të citoja një shkrim dhe ajo e përfundonte duke e thënë përmendësh, pavarësisht se e citonte nga përkthimi King James Version, sepse e mbante mend që kur ishte e re. Disa herë, kur lexoja ndonjë tregim nga Bibla, më mbërthente nga krahu dhe më thoshte: ‘Oh, më kujtohet kjo!’

Kur erdhi koha që do të largohesha​—pasi i kisha lexuar më shumë se gjysmën e librit​—më tha se donte të dëgjonte më shumë. I shoqi, që kujdeset për çdo nevojë të saj, vazhdoi t’i lexonte pjesën që kishte mbetur. Kjo përvojë me motrën më ndihmoi të kuptoja se ia vlen që botime të tilla t’u lexohen të moshuarve dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.»

Këtë libër me 256 faqe, të ilustruar bukur dhe me të njëjtën madhësi sa kjo revistë, e lexojnë dhe kënaqen si të vegjlit, ashtu edhe të moshuarit. Pavarësisht se materiali i bazuar në mësimet e Jezu Krishtit është thënë në një gjuhë të thjeshtë, temat janë për të gjitha grup-moshat. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe dërgojeni në adresën e treguar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, kërkoj një kopje të librit Të mësojmë nga Mësuesi i Madh.

□ Ju lutem, vihuni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.