Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Energjia Me këtë rritje çmimesh të benzinës në vendin tonë, e vlerësoj shumë serinë e artikujve «A mund të kemi burime energjie më të pastra?» (8 mars 2005) Të inkurajon mendimi se në botën e re ‘Perëndia Jehova do të garantojë që çdokush të marrë pjesën e vet nga burimet e bollshme të tokës’.
M. N., Shtetet e Bashkuara
Sistemi diellor S’kam thuajse fare njohuri nga astronomia, por e lexova me interes të madh artikullin «Njeriu që zbuloi sekretet e sistemit diellor». (8 mars 2005) Arritjet e Keplerit, që zbuloi ligjet e lëvizjes së planetëve, janë të shkëlqyera. Por kur mendoj për mençurinë e Jehovait, që i krijoi këto ligje, mrekullohem.
M. J., Japoni
Astronomia është një ndër gjërat që më ngjallin interes. Mbeta i habitur, kur mësova se jeta s’ishte gjithnjë e lehtë për Johan Keplerin. Falë Jehovait, në botën e re ndoshta do të kem kënaqësinë t’i studioj galaktikat e panjohura të universit bashkë me atë dijetar të kohëve të shkuara. Ju lutem, vazhdoni të shkruani artikuj kaq me vlerë sa ky!
Z. M., Gjermani
Ju falënderoj që e keni paraqitur kaq thjesht këtë argument, që s’kapet kollaj. Kështu të gjithë mund të arrijnë ta kuptojnë krijimin e mahnitshëm të Jehovait. Kur lexova për zbulimet e Keplerit dhe për vendosmërinë e tij që të mbetej i ndarë nga feja e rreme, mora zemër. Jam e bindur se edhe në të ardhmen do të botoni artikuj që vijnë tamam atëherë kur duhet.
S. M. Ç., Britani
Më shumë nga ç’kërkohej Më inkurajoi shumë artikulli «E lumtur që ‘eca më shumë nga ç’më kërkohej’». (22 shkurt 2005) E përjetova vërtet jetëshkrimin e Kler Vavit, ngaqë jam në një moshë me të dhe kam po aq vjet sa ajo si ungjillëzuese në kohë të plotë. Më tërhoqi më shumë vëmendjen fakti që këtë përvojë e tregonte një e re beqare. Meqë jam edhe vetë e pamartuar, zelli dhe qëndrimi pozitiv i Klerës më dhanë zemër. Fotografitë e saj në artikull flasin për lumturinë që i buron nga brenda. Kjo më bindi edhe më shumë se lumturia nuk varet nga fakti nëse jemi të martuar a beqarë ose nga gjërat që zotërojmë, por nga dashuria për Jehovain dhe nga shërbimi që i bëjmë atij.
J. R., Shtetet e Bashkuara
Domatet Jam 12-vjeçe dhe më pëlqeu artikulli «Domatja—‘Perime’ shumë e përdorshme». (8 mars 2005) I jam shumë mirënjohëse Jehovait, që ka krijuar lloj-lloj perimesh të shijshme. U çudita kur lexova se paska edhe domate me vija. Faleminderit për këta artikuj të këndshëm.
M. F., Letoni
Krokodilët Më la shumë mbresë artikulli «A i buzëqeshni dot krokodilit?» (8 mars 2005) Gjithnjë më kanë mahnitur krokodilët si krijesa. U kënaqa kur lexova gjithë ato fakte interesante për ta, që mund t’i nxitin edhe të tjerët t’i kenë qejf krokodilët po aq sa unë. Mezi e pres botën e re të Jehovait, ku mund t’i njohim edhe më shumë krokodilët.
L. I., Shtetet e Bashkuara
Nga lexuesit Që kur kam lindur, vuaj nga një sëmundje e kockave. Më përlotën letrat prekëse dhe inkurajuese, që kishin ardhur në rubrikën «Nga lexuesit tanë» (8 mars 2005) për artikullin «Një fytyrë e re për Majlinën». (22 maj 2004) Në çdonjërën prej tyre gjeta edhe ndjenjat e mia, si dhe diçka që më ndihmoi.
M. Xh., Britani