Nxiti një të ri të shqyrtonte jetën e vet
Nxiti një të ri të shqyrtonte jetën e vet
▪ Vitin e kaluar, një i ri i shkroi një zyre dege të Dëshmitarëve të Jehovait. Tregonte se gjyshja i kishte dhënë librin Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë. «E vura në raft»,—tha ai. Mirëpo, para pak kohësh u sëmur mjaft rëndë, sa mendoi se aq e pati.
«Seç më shtyu ta merrja atë libër,—shkruante ai.—Fillova ta lexoja me njëfarë skepticizmi. Por kur e mbarova, arrita në përfundimin se po e ndërtoja gabim jetën time. Nisa t’i lutesha Perëndisë.
Si u shërova, vendosa ta lexoja librin për herë të dytë. Për habinë time, mësova prapë gjëra të reja. Dalëngadalë kuptova se, ndonëse është goxha e rëndësishme t’i lutesh Perëndisë e të lexosh literaturë biblike, këto nuk mjaftojnë. Kryesorja është t’ia kushtojmë jetën Perëndisë e të ndihmojmë edhe të tjerët të besojnë tek ai. Siç mësova nga ilustrimi i minave, duhet të punojmë për të shtuar zotërimet e Mbretërisë së Perëndisë.»—Luka 19:13-27.
Në fund, ky i ri shkruante: «Dua të falënderoj Dëshmitarët e Jehovait për këtë libër të shkëlqyer që ma ndryshoi jetën. Dëshiroj më shumë informacione dhe dua të studioj Biblën. Por dëshira ime më e madhe është t’i shërbej Perëndisë tërë jetën, duke ndihmuar edhe të tjerët të besojnë tek ai.»
Libri Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë përmban fjalimet e Jezuit, si edhe ilustrimet e mrekullitë e tij. Për sa ka qenë e mundur, të gjitha ngjarjet janë treguar sipas radhës në të cilën kanë ndodhur. Veç kësaj, libri përpiqet të përcjellë ndjenjat e Jezuit dhe të bashkëkohësve të tij me anë të figurave të bukura, të bazuara në fakte.
Nëse ju intereson të merrni një kopje të këtij libri me 448 faqe, thjesht plotësoni këtë kupon dhe dërgojeni në adresën që tregohet aty ose në një nga adresat e përshtatshme të faqes 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë detyrim, dëshiroj një kopje të librit Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë.
□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.