A do të kemi një të ardhme më të mirë?
A do të kemi një të ardhme më të mirë?
E ardhmja është një temë që ngjall mjaft interes. Cili nga ne nuk do të donte të dinte ç’do të bënte pas një muaji, pas një viti ose pas dhjetë vjetësh? Po të shkojmë më tej, si do të jetë bota pas 10, 20 a 30 vjetësh?
A JENI optimistë për të ardhmen? Miliona njerëz janë optimistë, dhe këta ndahen në dy grupe: ata që thonë se ka arsye të forta për të besuar se gjendja do të përmirësohet dhe ata që mbajnë një pikëpamje optimiste thjesht ngaqë alternativat e tjera janë tepër të zymta.
Sigurisht, disa njerëz nuk shohin asgjë të mirë në horizont. Ndër ta janë disa që profetizojnë një të ardhme të zymtë. Duket sikur kënaqen duke shpallur shkatërrimin e plotë të planetit Tokë. Sipas tyre, pak do jenë ata që do të shpëtojnë, për të mos thënë asnjë.
Po ju, si e shihni të ardhmen? A mendoni që ajo do të jetë e zymtë dhe do të sjellë shkatërrim apo do të ketë paqe dhe siguri? Nëse pritni një të ardhme më të mirë, ku e bazoni shpresën tuaj? Është thjesht utopi apo mbështetet në prova të forta?
Ndryshe nga ata që predikojnë një të ardhme të zymtë e të pashpresë, botuesit e revistës Zgjohuni! nuk besojnë se njerëzimi po shkon drejt shfarosjes. Përkundrazi, Bibla jep arsye të forta për të besuar se na presin ditë më të mira.
[Burimi i figurës në faqen 5]
Fotografi nga Departamenti i Energjisë në SHBA