Ku po shkon kjo botë?
Ku po shkon kjo botë?
SI DO të jetë jeta jonë pas 10, 20 a 30 vjetësh? Mund të jetë e frikshme të mendosh për të ardhmen në epokën e terrorizmit. Teknologjia po lulëzon. Globalizimi ka çuar në varësinë e shteteve nga njëri-tjetri. A do të bashkohen udhëheqësit e shteteve të botës që të hapin udhën për një të ardhme më të lumtur? Disa thonë se po, duke shpresuar që brenda vitit 2015, këta udhëheqës do të jenë në gjendje t’i vënë fre përhapjes së varfërisë, urisë dhe SIDA-s e të përgjysmojnë numrin e atyre që nuk furnizohen me ujë të pijshëm dhe nuk kanë kanalizime të ujërave të zeza.—Shih kutinë «Optimizmi përballë realitetit».
Megjithatë, përfytyrimi i njeriut për të ardhmen shpesh ka qenë veçse një iluzion. Për shembull, dekada më parë, një specialist tha se aty nga viti 1984, fermerët do të plugonin fundin e oqeanit me traktorë nënujorë; dikush tha se rreth vitit 1995, makinat do të pajiseshin me kompjuterë për të parandaluar përplasjet; dhe dikush tjetër tha se në vitin 2000, afro 50.000 veta do të jetonin e do të punonin në hapësirë. Ata që bënë parashikime të tilla, ka shumë të ngjarë që do të donin të mos i kishin shprehur kurrë. Një gazetar shkroi: «Asgjë më mirë se koha nuk bën që njerëzit më të zgjuar të botës të duken budallenj kokë e këmbë.»
Një «hartë» për të na drejtuar
Njerëzit spekulojnë pafund me të ardhmen, por ndonjëherë, pikëpamja e tyre më tepër është idealiste sesa realiste. Ku mund të gjejmë një shpjegim të besueshëm për gjërat që na presin?
Le të bëjmë një ilustrim. Imagjinoni sikur po udhëtoni me autobus në një vend të huaj. Meqë nuk e njihni vendin, jeni pak në merak. ‘Po ku jam këtu?—pyetni veten.—A po shkon aty ku duhet autobusi? Edhe sa rrugë kam?’ Duke parë një hartë të saktë dhe tabelat rrugore nga dritarja, mund të gjeni përgjigjet.
Po njësoj, shumë veta sot i zë ankthi kur mendojnë për të ardhmen. Ata pyesin: ‘Ku po shkojmë? A po ecim vërtet në rrugën drejt paqes botërore? Nëse po, kur do ta arrijmë këtë synim?’ Bibla është si një hartë që na ndihmon të gjejmë përgjigjen e këtyre pyetjeve. Po ta lexojmë me kujdes dhe po të shohim me vëmendje nga
«dritarja» se ç’po ndodh në skenën botërore, mund të mësojmë shumë se ku jemi dhe ku po shkojmë. Megjithatë, në radhë të parë kemi nevojë të shqyrtojmë se si filluan problemet tona.Një fillim tragjik
Bibla tregon se kur Perëndia krijoi burrin dhe gruan e parë, i bëri ata të përsosur dhe i vuri në një mjedis parajsor. Adami dhe Eva u krijuan për të jetuar përgjithmonë, jo vetëm 70 a 80 vjet. Perëndia u tha: «Jini të frytshëm, shumohuni dhe mbusheni tokën e sundojeni.» Qëllimi i Perëndisë ishte që Adami, Eva dhe pasardhësit e tyre ta shtrinin Parajsën në çdo skaj të globit.—Zanafilla 1:28; 2:8, 15, 22.
Adami dhe Eva nuk iu bindën Perëndisë. Si pasojë, e humbën shtëpinë e tyre parajsore. Veç kësaj, ata iu nënshtruan një procesi të ngadaltë, por të pandërprerë, që e çonte trupin dhe mendjen e tyre drejt prishjes. Çdo ditë, Adami dhe Eva hidhnin edhe një hap tjetër drejt varrit. Përse? Sepse duke u rebeluar kundër Krijuesit të tyre, ata kishin mëkatuar dhe «paga që paguan mëkati është vdekja».—Romakëve 6:23.
Si përfundim, Adami dhe Eva vdiqën, por ndërkohë kishin djem e vajza. A mund ta përmbushnin këta fëmijë qëllimin që kishte në fillim Perëndia? Jo, sepse ata trashëguan papërsosmërinë e prindërve të tyre. Nga njëri brez në tjetrin, të gjithë pasardhësit e Adamit kanë trashëguar mëkatin dhe vdekjen. Edhe ne po ashtu. Bibla thotë: «Mëkati hyri në botë nëpërmjet një njeriu të vetëm, dhe vdekja nëpërmjet Romakëve 3:23; 5:12.
mëkatit, ashtu edhe vdekja u përhap në të gjithë njerëzit, sepse të gjithë kishin mëkatuar.»—Të kuptojmë se ku ndodhemi
Rebelimi i Adamit dhe Evës shënoi fillimin e një udhëtimi të gjatë e plot hidhërim për njerëzimin, udhëtim që vazhdon edhe sot e kësaj dite. Siç e tha një shkrimtar i Biblës, njerëzimi ‘iu nënshtrua kotësisë’. (Romakëve 8:20) Sa mirë e përshkruan kjo gjendjen e mundimshme të njerëzimit! E pra, ndër pasardhësit e Adamit kanë dalë burra e gra që kanë shkëlqyer në shkencë, kanë qenë gjeni në mjekësi dhe novatorë në teknologji. Prapëseprapë, askush prej tyre nuk ka mundur të sjellë paqe në botë dhe një shëndet të shkëlqyer siç ishte qëllimi i Perëndisë për njeriun.
Rebelimi i Adamit dhe i Evës ndikon te ne personalisht. Për shembull, kush nuk e ka ndier shijen e hidhur të padrejtësisë, frikën e krimit, dhembjet e sëmundjeve kronike ose trishtimin që të pushton kur të vdes një njeri i dashur? Duket sikur sa herë gjejmë pak paqe në jetë, patjetër do të na ndodhë diçka e keqe që do të na trazojë. Edhe pse jeta ka momente të bukura, ajo është ashtu siç e përshkroi patriarku i lashtë Job, kur tha: «Njeriu . . . është jetëshkurtër dhe i mbytur me halle.»—Jobi 14:1.
Isaia 55:10, 11) Pse mund të jemi të sigurt se kjo do të ndodhë së shpejti?
Po të marrim parasysh se nga erdhëm dhe gjendjen e mjerueshme që kemi sot, e ardhmja mund të duket e zymtëe. Por Bibla na siguron se Perëndia nuk do të lejojë që këto kushte të vazhdojnë pa mbarim. Qëllimi që kishte për njerëzit, do të plotësohet. (Sipas Biblës, sot po jetojmë në një kohë kritike që quhet «ditët e fundit». (2 Timoteut 3:1) Kjo shprehje nuk nënkupton se planetit Tokë dhe çdo gjëje që jeton në të, po i vjen fundi. Përkundrazi, nënkupton ‘përfundimin e sistemit’, pra fundin e këtyre kushteve që na sjellin dhembje. (Mateu 24:3) Bibla flet për ngjarjet dhe për karakteristikat mbizotëruese të njerëzve gjatë ditëve të fundit. Vini re disa prej tyre në kutinë e faqes 8 dhe pastaj hidhni një sy nga «dritarja» për të parë skenën botërore. Harta jonë, Bibla, na ndihmon të kuptojmë se në këtë pikë ku kemi arritur, jemi shumë afër fundit të këtij sistemi. Por, ç’do të ndodhë më pas?
Ç’rrugë kemi përpara?
Menjëherë pasi Adami dhe Eva u rebeluan, Perëndia filloi të zbulonte qëllimin e tij për të vendosur një Mbretëri «që nuk do të shkatërrohet kurrë». (Danieli 2:44) Shumë veta kanë mësuar të luten për këtë Mbretëri, kur bëjnë lutjen që përgjithësisht njihet si «Ati ynë». Kjo Mbretëri do t’i sjellë njerëzimit bekime të papara.—Mateu 6:9, 10.
Mbretëria e Perëndisë nuk është diçka abstrakte që e kemi në zemër. Ajo është një qeveri e vërtetë qiellore që do të ketë ndikim të thellë mbi tokën. Shqyrtoni çfarë premton të bëjë Perëndia për njerëzit me anë të Mbretërisë së tij. Bibla thotë se në fillim Perëndia ‘do të rrënojë ata që rrënojnë tokën’. (Zbulesa 11:18) Çfarë do të bëjë ai për njerëzit që i binden? Fjala e tij e shkruar thotë se ai «do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më». (Zbulesa 21:4) Cili njeri do të mund t’i realizonte ndonjëherë këto gjëra? Vetëm Perëndia mund të na sjellë kushtet që kishte si qëllim për njerëzimin.
Si mund të përfitoni nga bekimet që do të sjellë Mbretëria e Perëndisë? Gjoni 17:3 thotë: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë dhe për atë që dërgove, Jezu Krishtin.» Dëshmitarët e Jehovait po zhvillojnë një program mbarëbotëror arsimimi që po i ndihmon njerëzit të bëjnë pikërisht këtë gjë. Ata shërbejnë në 230 vende dhe botojnë literaturë në mbi 400 gjuhë. Nëse do të donit të mësonit më shumë, flitni me Dëshmitarët e Jehovait në zonën tuaj ose shkruani në njërën nga adresat e paraqitura në faqen 5.
[Diçitura në faqen 6]
«Ejani tani, ju që thoni: ‘Sot ose nesër do të marrim udhën për në këtë qytet. Do të kalojmë atje një vit, do të merremi me tregti e do të nxjerrim fitime’, ndërkohë që nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj.»—Jakovi 4:13, 14
[Diçitura në faqen 6]
Bibla tregon historinë e njerëzimit duke filluar që nga burri dhe gruaja e parë. Kështu, na shpjegon se nga erdhëm. Gjithashtu tregon se ku po shkojmë. Por që të kuptojmë çfarë na thotë Bibla, kemi nevojë ta studiojmë me kujdes, siç do të bënim me një hartë
[Diçitura në faqen 7]
Fjala «mëkat» nënkupton një veprim të gabuar ose një prirje drejt së keqes. Ne kemi lindur me mëkat dhe kjo ndikon në veprimet tona. «Nuk ka asnjë njeri të drejtë në tokë, që vazhdon të bëjë të mirën dhe të mos mëkatojë.»—Eklisiastiu 7:20
[Diçitura në faqen 8]
Nëse do të fotokopjonit një letër që ka një njollë të zezë, ajo njollë do të dilte në të gjitha kopjet. Meqë jemi pasardhës të Adamit, ose si të thuash, kopje të tij, ne kemi njollën e mëkatit. Është e njëjta njollë që kishte Adami, pra «origjinali»
[Diçitura në faqen 8]
Bibla thotë: «Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e vet.» (Jeremia 10:23) Kjo shpjegon arsyen përse kanë dështuar përpjekjet e njerëzve për të sjellë paqen botërore. Njeriu nuk u krijua ‘për të drejtuar hapat e vet’ i pavarur nga Perëndia
[Diçitura në faqen 9]
Në Bibël, psalmisti i tha Perëndisë: «Fjala jote është një llambë për këmbën time dhe një dritë për shtegun tim.» (Psalmi 119:105) Si një llambë, Bibla na ndihmon të hedhim hapa të mençur kur duhet të marrim vendime. Si një ‘dritë për shtegun tonë’ ajo na ndriçon rrugën që kemi përpara për të dalluar se ç’do të sjellë e ardhmja për njerëzimin
[Kutia në faqen 7]
OPTIMIZMI PËRBALLË REALITETIT
Në shtator të vitit 2000, shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara, vendosën njëzëri disa synime që do të plotësoheshin brenda vitit 2015. Ndër to ishin:
▪ Të përgjysmohet numri i njerëzve që jetojnë me më pak se një dollar në ditë, si edhe ata që vuajnë nga uria.
▪ Të merren masa që të gjithë fëmijët të mbarojnë shkollën fillore.
▪ Të hiqet pabarazia mes djemve dhe vajzave në çdo fazë të arsimimit.
▪ Të zvogëlohet me dy të tretat vdekshmëria te fëmijët nën pesë vjeç.
▪ Të ulet 75 për qind vdekshmëria e nënave gjatë lindjes.
▪ Të ndalet përhapja e HIV/SIDA-s e të merren masa për të parandaluar përhapjen e HIV/SIDA-s, si edhe të sëmundjeve të tjera të rënda, siç është malarja.
▪ Të zvogëlohet 50 për qind numri i njerëzve që nuk kanë ujë të pijshëm.
A mund të arrihen këto synime? Pasi bënë një rishqyrtim të këtyre çështjeve në vitin 2004, një grup autoritetesh nga e gjithë bota në fushën e mjekësisë, nxorën si përfundim se optimizmi duhej ulur disi, pasi duhej kuptuar se synimet nuk tregojnë atë që po ndodh në të vërtetë. Parathënia e librit Gjendja e botës në vitin 2005 (anglisht) thotë: «Varfëria vazhdon të pengojë përparimin në shumë fusha. Sëmundjet si HIV/SIDA po shtohen, dhe kjo po krijon në shumë vende një terren mjaft të rrezikshëm për shëndetin publik. Gjatë pesë viteve të fundit, rreth 20 milionë fëmijë kanë vdekur nga sëmundje që vijnë nga uji i ndotur e që mund të parandaloheshin, dhe qindra milionë njerëz jetojnë çdo ditë me mjerimin dhe me papastërtinë që vjen nga mungesa e ujit të pijshëm të pastër dhe e kanalizimeve të ujërave të zeza.»
[Kutia dhe figurat në faqet 8, 9]
DISA VEÇORI TË ‘DITËVE TË FUNDIT’
Luftëra të papara.—Mateu 24:7; Zbulesa 6:4.
Zi buke.—Mateu 24:7; Zbulesa 6:5, 6, 8.
Murtaja.—Luka 21:11; Zbulesa 6:8.
Rritje të paligjshmërisë.—Mateu 24:12.
Rrënimi i tokës.—Zbulesa 11:18.
Tërmete të mëdha.—Luka 21:11.
Kohë kritike, të vështira për t’u përballuar.—2 Timoteut 3:1.
Dashuri e tepruar për para.—2 Timoteut 3:2.
Mosbindje ndaj prindërve.—2 Timoteut 3:2.
Mungesë e përzemërsisë së natyrshme.—2 Timoteut 3:3.
Më shumë dashuri për kënaqësitë sesa për Perëndinë.—2 Timoteut 3:4.
Mungesë vetëkontrolli.—2 Timoteut 3:3.
Pa dashuri për mirësinë.—2 Timoteut 3:3.
Njerëzit nuk i kushtojnë vëmendje rrezikut që po afrohet.—Mateu 24:39.
Tallësit i hedhin poshtë provat që jemi në ditët e fundit.—2 Pjetrit 3:3, 4.
Predikimi mbarëbotëror i Mbretërisë së Perëndisë.—Mateu 24:14.
[Burimet]
© G.M.B. Akash/Panos Pictures
© Paul Lowe/Panos Pictures
[Figura në faqen 9]
Dëshmitarët e Jehovait njihen për predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë