Kur vdes një fëmijë
Kur vdes një fëmijë
▪ Vdekja e një fëmije është tronditëse për ata që vazhdojnë të jetojnë, sidomos për prindërit. Një nënë, djali 16-vjeçar i së cilës nuk u shpëtoi dot flakëve të zjarrit në një aksident tragjik, tha me keqardhje: «Perëndia nuk na lë të vdesim as në vend të fëmijëve dhe as bashkë me ta.»
Megjithatë, ajo nuk është e pashpresë, pasi shpjegon: «Perëndia na ka thënë të vërtetën për të vdekurit, dhe kjo më ndihmon mua dhe tim shoq të mos na mbytë hidhërimi ose të dalim mendsh.» Ajo e pranon se «Perëndia nuk do t’ia bënte këtë djalit tonë, dhe se Ai ka si qëllim t’i ringjallë të vdekurit në një tokë parajsore. Me sytë e mendjes, mund ta shohim djalin gjallë, të shëndetshëm e të lumtur, duke jetuar mes miqve dhe familjarëve».
Megjithatë, edhe ata që kanë një shpresë të sigurt te premtimi i Perëndisë për ringjalljen, kanë nevojë për ngushëllim. Ajo nënë u ngushëllua jashtë mase nga shumë miq të saj. Ajo thotë: «Plot mendime nga Shkrimet dhe shprehje që tregonin përkujdesje të dashur, vinin nga broshura Kur të vdes një njeri i dashur. I inkurajuam ta lexonin të gjithë ata që na qëndronin afër, kështu do të na kuptonin më mirë ne dhe dhembjen që ende provojmë.»
Ju, ose dikush tjetër që njihni, do të gjeni shumë ngushëllim po të lexoni broshurën Kur të vdes një njeri i dashur. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe dërgojeni në adresën e shkruar aty ose në një nga adresat e përshtatshme të shkruara në faqen 5 të kësaj reviste.
□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të broshurës Kur të vdes një njeri i dashur.
□ Ju lutem vihuni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.