Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Malet—Të domosdoshme për jetën në tokë (22 mars 2005) Ngjarja që më ka lënë më shumë mbresa në gjithë jetën time ka qenë ngjitja në malin Grand Teton. Por u mahnita jashtë mase kur lexova se sa të domosdoshme janë malet. Tani i çmoj më tepër ato dhe Krijuesin e mrekullueshëm që i projektoi.
Xh. G., Shtetet e Bashkuara
Nuk e përshkruaj dot me fjalë si ndihem kur shoh sa i bukur është krijimi i Jehovait. Pavarësisht nga aktivitetet shkatërruese të njeriut dhe nga ndotja e ambientit, përsëri mund t’i çmojmë dhe të përfitojmë nga malet. Më pëlqen t’u tregoj të tjerëve se çfarë do të ndodhë së shpejti, siç premtohet te Psalmi 72:16.
R. Ç., Shtetet e Bashkuara
Të rinjtë pyesin . . . Pse duhet të bëj punë krahu? (22 mars 2005) Punoj në një firmë që lyen ndërtesa të ndryshme, e cila drejtohet nga im atë. Dikush më tha se kjo lloj pune, nuk kërkon ndonjë lodhje mendore. Megjithatë, artikulli tregonte se edhe Jezui, edhe Pavli bënë punë krahu. Tani nxitem ta bëj punën akoma me më shumë entuziazëm. Dua t’ia marr mirë dorën, që të kem mundësi më vonë të ndihmoj në ndërtimin e Sallave të Asambleve dhe Sallave të Mbretërisë.
M. Y., Japoni
Mora shumë zemër nga ky artikull. Më kujtoi edhe një herë se qëllimi ynë kryesor në jetë është t’i shërbejmë Perëndisë Jehova dhe se puna që zgjedh të bëj, duhet të jetë në harmoni me këtë qëllim. Ky artikull i mrekullueshëm më nxiti të përmirësohem që të marr iniciativën të bëj çfarëdolloj pune në shtëpi. Ajo që është më e rëndësishme, artikulli më ndihmoi të fitoj të njëjtën pikëpamje si të Jehovait për punën e krahut.
Y. K., Rusi
Jeta—Kompleks i mahnitshëm zinxhirësh (22 janar 2005) Jam 15 vjeçe. Në orën e biologjisë, sapo studiuam diçka për metabolizmin. E kisha marrë revistën me vete në shkollë dhe mësuesi i biologjisë e përdori këtë artikull për të shpjeguar mësimin, duke na treguar figurat që ishin aty. Pas mësimit, të gjithë donin ta kishin këtë revistë. Ky artikull tregon qartë se sa i mençur është Jehovai! S’ka dyshim që meriton të lëvdohet. Mezi pres kohën kur çdo gjë e gjallë do të lëvdojë Jehovain!
Y. B., Rusi
«Ah, sikur të gjithë të rinjtë të arrinin ta kuptonin këtë!» (8 janar 2005) Jam 17 vjeçe dhe shpesh kam menduar të shkoj në një vend ku ka më tepër nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë. Nga shembulli i Davidit jam bërë më e vendosur që të transferohem në një territor të tillë, me të mbaruar shkollën. Ju lutem, vazhdoni të botoni shembuj të tillë inkurajues. Të gjithë ne që jemi në këtë moshë, kemi nevojë të na nxitin vazhdimisht për të bërë më shumë në veprën e predikimit.
K. O., Poloni
Jam 20 vjeçe dhe m’u mbushën sytë me lot kur lexova këtë artikull. Mendova: ‘Nëse do të vdes e re, s’dua të më vijë keq sepse nuk dhashë më të mirën time në shërbim të Jehovait.’ Kam si synim që së shpejti të filloj shërbimin e plotkohor. Do ta vë në kornizë këtë artikull dhe do ta var në mur që të mos e harroj kurrë si u ndjeva kur e lexova. Faleminderit që botoni përvoja kaq të mrekullueshme.
N. N., Japoni