Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Është vërtet fantastike!»

«Është vërtet fantastike!»

«Është vërtet fantastike!»

▪ Në Brazil, një mësues gjeografie u mrekullua nga vlera edukative e revistës Zgjohuni! Ai shkroi: «Revista më jep materiale mësimore më shumë sesa çdo botim tjetër që është përgatitur enkas për fushën mësimore. Pavarësisht se kam bindje të tjera fetare, jam plotësisht dakord me parimet që përcjell Zgjohuni!»

Megjithatë, ky mësues kuptoi se Zgjohuni! është vetëm një nga shumë botimet e Dëshmitarëve të Jehovait. Ai shkroi: «Një nxënës i klasës së gjashtë, më dha broshurën ‘Të shohim vendin e mirë’. Më mahniti cilësia e informacionit. Është vërtet fantastike! Aftësia për të imagjinuar ngjarjet biblike dhe për t’i gjetur vendet biblike, i shton më tepër domethënie studimit të Biblës, sidomos për të rinjtë.»

Ai shtoi: «Botimet tuaja i sheh kudo: në autobus, mes studentëve, madje edhe mes njerëzve që mbajnë radhën në bankë. Më vjen mirë kur shoh se këto botime po shkojnë në ato zona ku ka nevojë, po shkon atje ku është shumë vështirë të shkojë informacioni i vlefshëm. Urime për punën e mrekullueshme që bëni.»

Broshura ‘Të shohim vendin e mirë’ është në dispozicion në rreth 80 gjuhë. Ajo është plot me harta me ngjyra dhe fotografi që ilustrojnë zona të ndryshme të botës biblike, në veçanti Tokën e Premtuar në periudha të ndryshme. Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure me 36 faqe, duke plotësuar kuponin shoqërues dhe postojeni në adresën e treguar aty ose në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa asnjë detyrim, kërkoj një kopje të broshurës ‘Të shohim vendin e mirë’. Trego në cilën gjuhë.

□ Ju lutem kontaktoni me mua për në studim biblik në shtëpi pa pagesë.

[Burimi i figurës në faqen 32]

Kapaku i broshurës: Pictorial Archive (Near Eastern History) Est.