Data më e rëndësishme në histori
Data më e rëndësishme në histori
Është data kur vdiq Jezu Krishti. Përse vdekja e Jezuit ishte kaq e rëndësishme? Për disa arsye.
Besnikëria e Jezuit deri në vdekje, provoi se njeriu mund t’i qëndrojë besnik Perëndisë.
Gjithashtu, vdekja e Krishtit u siguroi mundësinë disa njerëzve të bëhen bashkësundimtarë me të në qiell. Përveç kësaj, u hapi udhën shumë të tjerëve të gëzojnë jetën e përhershme në një parajsë tokësore.
Mbrëmjen para se të vdiste, Jezui përdori bukë pa maja dhe verë të kuqe si simbole të flijimit të tij njerëzor, shprehje e dashurisë së tij. Dhe u tha dishepujve të vet: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.» (Luka 22:19) A e kujtoni këtë ngjarje të rëndësishme?
Dëshmitarët e Jehovait ju ftojnë ngrohtësisht të bashkoheni me ta për të mbajtur Përkujtimin e vdekjes së Jezuit. Këtë vit Përkujtimi do të mbahet të mërkurën më 12 prill, pas perëndimit të diellit. Mund të merrni pjesë në Sallën e Mbretërisë që është më afër shtëpisë suaj. Ju lutemi, flitni me Dëshmitarët e Jehovait që banojnë në zonën tuaj, për orën dhe vendin e saktë.